• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Tik tak-et e fundit të PD’/ Valteri: Do shkojë Luli nesër si Çeço! Shitblerjen e votës e shpiku PL, kush do e votonte atë kokëtul?

by Java News
10/03/2023 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Orët janë duke kaluar dhe Partisë Demokratike i ka mbetur edhe pak kohë afat për të plotësuar dokumentacionin në mënyrë që të mund të regjistrohen në zgjedhjet vendore 2023. Por edhe pse u pa si një shans i dhënë nga KQZ, pas ngërçit të madh që e zgjidhi Apeli, partitë e opozitës duket se nuk kanë ndezur motorët e njëjtë për t’u futur në zgjedhje. Mes këtij sfondi të nxehtë, edhe opinionistët apo ata që janë gjendur më pranë situatës në PD dhe PL së fundmi, janë ndarë në dy kampe. I tillë ishte edhe opinioni i ish deputetit demokrat në Studio Live me gazetarin e Report Tv Arbër Hitaj.

Halit Valteri mendon se Partia Demokratike zyrtare, jo vetëm që nuk do bëjë ‘kapriço’ për dokumentacionin që do duhet të paraqesë në KQZ, por madje do bëjë ç’është e mundur për të qenë në zgjedhje, pasi sipas tij vijimësia politike ka treguar se në fakt, në momentin që kundërshton institucionet del jashtë loje.

“Sali Berisha me Meta nuk vijnë kurrë në pushtet dhe PD do futet në zgjedhje me një këmbë. Alibeaj dhe të tjerët e kanë kuptuar që mos plotësimi i dokumentacionit i lë jashtë pra nuk marrin pjesë. Basha dhe Alibeaj e kanë të qartë se heqja dorë nga institucionet i nxjerr jashtë loje, edhe pse janë gia jashtë loje. Do shkojë nesër si Çeço.”- tha Halit Valteri në Report Tv.

Por ndryshe ka qenë opinioni i avokatit të Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj i cili thotë se Basha nuk do firmosë dhe se “loja” e demokratëve është pikërisht kjo, pasi sipas tij janë palë me mazhorancën dhe duan të fitojë PS zgjedhjet.

“Ata do bëjnë qaramanin që komisionari i kapur nga mazhoranca… Unë di që Luli nuk do firmosë, le të presim dhe të shohim.”- tha Gjokutaj.

Ka qenë pikërisht kjo ndasi që ka sjellë edhe një debat mes tyre lidhur me situatën politike. Sipas Valterit, opozita nuk ka asnjë mundësi të mundë Ramën, ndërsa akuzoi PL se ka shpikur blerjen e votave. Ndërsa sipas avokatit, Valteri flet pa qenë objektiv dhe nxjerr mllef.

Valteri: Meta ka frikë të bëjë koalicion me Berishën, nuk e di pse.

Gjokutaj: Ata që e thonë këtë se dijnë fare çfarë është folur sot me Berishën dhe Metën.

Valteri: S’ka shanse ta mundin Ramën. Kush do ta mundi Ramën? Ju na mësuat sistemin e blerjes së votës. Je i ri te PL-ja ti po në 2009, shitblerjen e votës e ka shpifur LSI. Ajo është lesh partie. Kush e voton atë kokëtul?

Gjokutaj: Ku ka ardhur të nxjerrë mllef këtu. Se kush e ka shpikur këto ne i dijmë. Ky do të bëjë histori tjetër. Po flasim për një gjë tjetër, jemi në prag zgjedhjesh për ngërçin juridik. Celibashi s’ka problem deri tani, ja kanë hedhur. Problemet e Gjykatës ja kanë kaluar Celibashit. Ka dy mënyra ose Celibashi do mbajë qëndrimin ose është një skemë e parapërgatitur. Keni konflikt interesi. S’më njeh ti mua.

Një ditë më parë KQZ vendosi qe Berisha të mos garojë në zgjedhjet e 14 majit, me siglën e Partisë Demokratike. Kërkesa e tij u rrëzua nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili tha se ai njeh si kryetar të Partisë Demokratike atë që është në Gjykatën e Tiranës. Celibashi tha se është Lulzim Basha që ka të drejtë të paraqesë kërkesën për regjistrimin e Partisë Demokratike./m.j

Next Post
“Nuk ia japim vulën Berishës”/ Anëtari i kryesisë së PD: Është “non grata” për korrupsion

“Nuk ia japim vulën Berishës”/ Anëtari i kryesisë së PD: Është “non grata” për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In