• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tifozi më i veçantë tregon shifrën më të madhe që ka harxhuar për kombëtaren: Në Izrael…

by A R
13/10/2023 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë e keni parë të paktën një herë Besmir Limanin. Ndoshta nuk e njihni me emër, por ai është tifozi më i veçantë i kombëtares shqiptare që e ndjek çdo ndeshje i lyer me fytyrën me shqiponjë. I ftuar këtë të premte në Klan News, një ditë pas fitores ndaj Çekisë, Limani tregoi se kurrë nuk ka hyrë në stadium jo i ngjyrosur. Përballja me Çekinë ishte ndeshja e tij e 40-të i ngjyrosur me fytyrën me shqiponjë.

“Kurrë nuk kam hyrë në stadium brenda jo i ngjyrosur. Mbrëmë ishte ndeshja e 40-të që kam hyrë”, tha ai.

Tifozi më i veçantë i kuqezinjve tregoi se si nisi ideja për të vendosur flamurin kombëtar në fytyrë.

“Në ndeshjen në Zvicër në vitin 2013 kam marrë flamurin, do e harroj diku dhe vendosa që flamurin më të bukur që e kemi në fytyrë edhe pse nëse e krahason foton e 2012 me këtë imazh që bëj tani është diferencë e madhe”, u shpreh ai duke rrëfyer se është një person tjetër që e ndihmon të bëjë shqiponjën, ndërsa ngjyrosjen e bën vetë.

Por të ndjekësh kombëtaren ka edhe kosto. Limani tha se ndeshja më e lirë i ka kushtuar 400 Euro, ndërsa më e shtrenjta 2000 Euro.

“Është mirë që nga njëra anë është ana e bukur që vjen ndeshja, por nga ana tjetër le shumë gjëra anash. Unë atje jam i punësuar dhe kam 5 javë pushim për 1 vit. Kur më pyesin u them dy javë. Pse më thonë dy javë, sa punon 50%. Unë them se 2-3 javë më merr kombëtarja. I merr pothuajse gjysma kombëtarja. Financat nuk i prek dot me numra, por ndeshja më e lirë që kam ndjekur ka qenë diku 400 Euro me avion, biletë stadiumi, hotel, me të ngrënë dhe pirë. Më e shtrenjta e kemi pasur në Izrael dy herë që kam shkuar, 5 herë më shtrenjtë, rreth 2 mijë ka shkuar. Bilanc nuk do të thoja se unë do të vijë dita dikur që edhe nuk do të ngjyrosem më e kam të qartë. Por prapë se prapë edhe si një plak me shkop ndoshta në dorë do të hyj në stadium për të ndjekur kombëtaren se aty jam vetvetja”, tha ai.

Moment më të vështirë konsideron faktin që kur kalon i ngjyrosur në doganë policët habiten se është tifoz i Shqipërisë, por nga ana tjetër nuk ka pasaportën shqiptare.

Edhe për të marrë pasaportën shqiptare tha se shpreson që të mbyllet shumë shpejt procesi.

“Për punën e pasaportës më në fund po i vjen fundi falë edhe kolegut tuaj Erion Todhe që e përshëndes, i cili më shtyu pak më tepër dhe bëri një bujë më të madhe. E njëjtë është sikur ke ditëlindjen. Edhe unë dje kisha ditëlindjen. Sikur ke tortën teje, edhe qirinjtë, por qirinjtë nuk janë ndezur. Tek ky moment jemi. Do të ndizen qirinjtë dhe do të bëhet. Mendoj që shumë shpejt jemi në proces mbylljeje”, tha ai.

/a.r

Next Post
Konflikti Izrael-Hamas/ Britania e Madhe dërgon anije dhe avionë në Mesdheun Lindor

Konflikti Izrael-Hamas/ Britania e Madhe dërgon anije dhe avionë në Mesdheun Lindor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com