• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tifozët vodhën thikat në restorantin italian”/ Mediat fqinje për finalen e Tiranës: Holandezët kaluan nga Mali i Zi të armatosur

by Java News
26/05/2022 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat italiane janë hapur këtë të enjte me finalen e madhe të Conference League që u mbajt Tiranë. Ekipi i tyre, Roma arriti të fitonte me një rezultat minimalist 1-0 përballë ekipit holandez të Feyenoord dhe u shpall kampion i Europës.

“Një natë e gjatë tensioni, e rrënuar nga aksidentet mes dy mbështetësve, i parapriu finales më të shumëpritur. Siguria e ngritur nga qeveria shqiptare nuk mjaftoi për të shmangur një luftë të paralajmëruar guerile”, shkruan Corriere Dello Sport, për përplasjen e tifozëve me Policinë.

Mediat në Itali zbulojnë dhe se çfarë ka ndodhur me 80 tifozët romanistë që u kthyen mbrapsht mëngjesin e 25 majit, pas trazirave. “Tifozët e Romës, të shoqëruar në portin e Durrësit, hipën në një anije e cila i çoi në Bari, dhe pasi zbritën, pasi u identifikuan, u lanë të lirë në pritje të hetimeve të Digos”, vijon artikulli.

Veç dhunës në stadium dhe teprimit me alkooli, që italianët thonë se është “karburanti tradicional” i tifozëve, një tjetër ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytetin shqiptar. Një restorant italian ka raportuar për zhdukjen e disa thikave të kuzhinës, të vjedhura nga disa klientë.

Këto thika me gjasë janë marrë nga tifozët në rast se do të përlesheshin me kundërshtarët. Një nga këto thika më shumë mundësi është përdorur dhe në trazirat e 24 majit, ku një polic mbeti i plagosur me armë të ftohtë dhe u dërgua në spital.

Corriere Dello Sport zbulon dhe skenarin e tifozëve holandezë për të krijuar akte dhune. Media italiane shkruan se një grup huliganësh kanë ardhur në Tiranë të armatosur, por duke zgjedhur rrugët tokësore, as aeroportin dhe as detin.

“Njëqind ultras holandezë, të cilët kishin ardhur me rrugë tokësore nga Mali i Zi, kishin disa ditë që ndodheshin në Shqipëri për të përgatitur strategjinë absurde”, thuhet në artikull, ndërsa bëhet me dije se edhe Roma ka pasur mbështetësit e saj, madje edhe nga shtete të tjera.

“Dhe dy grupe armiqësore ndaj Feyenoord, Paok Salonicco dhe Fenerbahce, janë raportuar në Tiranë në orët e fundit, pavarësisht se nuk kanë interes për finalen e Konferencës. Një solidaritet i çuditshëm. Solidaritet u shpreh edhe nga grupet e organizuara të Curva Sud”, vijon shkrimi.

Edhe përgatitja e Policisë Shqiptare dhe masat e marra para, gjatë dhe pas ndeshjes vlerësohen nga fqinjët. “Para ndeshjes, gjithçka është ishte e qetë. Policia ishte e pozicionuar mirë, në pika strategjike të qytetit.”

Dhë në fakt kështu ndodhi, pas ndeshjes nuk u regjistrua asnjë incident, ndryshe nga sa pritej pas fitores së Romës. “Alarmi ishte kryesisht për pas ndeshjes. Forcat e rendit presin incidente të tjera”, thotë Corriere, por në fakt gjithçka kaloi pa probleme./ newsbomb.al

Next Post
Nis mbledhja e grupit të PD për raundin e tretë për Presidentin, zbardhen emrat e deputetëve të pranishëm

Nis mbledhja e grupit të PD për raundin e tretë për Presidentin, zbardhen emrat e deputetëve të pranishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com