• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tifozët që hodhen fishekzjarre në ndeshjen me Italinë kërcënojnë Dukën: Do përballesh me pasojat…

by Java News
27/03/2017 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupimi “Illyrian Elite” ka dalë mbrëmë me një komunikatë për shtyp ku ka dhënë versionin e vet të ngjarjeve të Palermos. Ky grupim e ka cilësuar veprimin e tij si një mesazh të qartë ndaj FSHF­së dhe Policisë së Shtetit për mënyrën se si i ka trajtuar në të kaluarën, por pa shpjeguar në asnjë moment se përse grupimi kishte zgjedhur ta bënte një gjë të tillë në Itali e jo në vendin tonë.

KOMUNIKATË:

Duke marrë shkak nga akuzat e ardhura drejt nesh dhe duke dashurtë sqarojmë situatën e cila është krijuar në Palermo, dhe është fryre shumë mediatikisht, ne donim t’ju thonim që qëllimi i gjithë asaj nuk ishte të dënojmë Kombëtaren natyrisht, sepse nga sektori jonë nuk është hedhur asgjë në fushë dhe ndaj tifozerisë së thjeshtë italiane. Ne, me pyroshow tonë i cili arriti të pezullonte për disa minuta ndeshjen, donim vetëm e vetëm t’i jepnim një mesazh të qartë F$HFsë dhe Policisë së Shtetit në notë proteste, duke i akuzuar drejtpërdrejt ata si të vetmit përgjegjës për degradimin e situatës me të gjitha sjelljet e tyre të njëpasnjëshme, harbute dhe aspak profesionale ndaj nesh dhe tifogrupeve Shqiptare të tjera, sjellje të cilat e kaluan cakun e tyre në ndeshjen e fundit nË shtëpi me Izraelin. Ne si tifogrup nuk do zmbrapsemi nga ngjarja në Palermo , jeni ju ata të cilet na keni trajtuar në mënyrën më të keqe te mundshme në ndeshjen e fundit në shtëpi dhe jo vetëm, ku e mbushët të gjithë tribunën me policë, bile më e keqja ishin edhe të armatosur brenda në tribunë. Duam që t’ju a bëjmë me dije që ne nuk I biem pishman për asnjë veprim tonin për të cilin kemi të drejtë dhe do vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë terror tuajin në bashkëpunim me policinë e shtetit. Ne, pohojmë me zë të lartë që vendimi i pezullimit tonë për të mos marrë bileta më për të mbështetur Kombëtaren dhe ngjyrat kuqezi është një vendim aspak profesional dhe me shumë tendencë, duke e ditur që nga vjen ky vendim, nga njerëz që po vendosin diktat në drejtimin e një institucioni tashmë të privatizuar nga ana tyre prej vitesh. Ju duhet të ndërroni qasje ose do të përballeni me pasojat e mëtejshme. Është mjaftueshëm e evitueshme që qëllimi jonë dhe sakrificat tona, mundi, koha e harxhuar, kilometrat e bëra, janë një sinjal i qartë i dashurisë sonë të pakushtëzueshme ndaj Kombëtares.

Askush, nuk ka të drejtë të na heqë mundësinë e të mbështeturit të Kombëtares, aq me pak ju kollaret e zhytura në korrupsion dhe që kurrë s’keni ditur të jeni një institucion profesional dhe serioz. Ne, si tifogrup do të vazhdojmë misionin tonë me çdo “armë” ndaj padrejtësive që po na bëhen neve si grupim, por jo vetëm…

a.ç

Next Post
Xhafaj: 5 përparësitë e punës sime si Ministër në krye të Policisë së Shtetit

Xhafaj: 5 përparësitë e punës sime si Ministër në krye të Policisë së Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

November 12, 2026
Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

November 12, 2026
Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In