• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tifozët nuk hanë fara luledielli në stadiumin e ri

by Lorenc Vangjeli
24/11/2019 23:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Pakkush e kujton pamjen klasike e të riut të djeshëm nën regjimin komunist. I papunë, depresiv, shpesh praktikisht i virgjër, ai ishte ashtu siç nuk e deshte partia, por i ngeshëm si turk i vjetër, siç e kërkonte moda.

Rrinte mbi trotuar i mbështetur pas murit me supe dhe njërën këmbë të përthyer, rrotullonte një zinxhir majtas-djathtas në gishtin e madh të dorës, mbante një cigare në skaj të gojës, aq në skaj sa të lejonte një fishkëllimë me thithje kur kalonte ndonjë femër përballë, ndërsa sytë i mbante gjysëm të mbyllur. Veshja e ëndrrave ishte një golf najloni i bardhë që i rrinte ngjitur mbas trupit, si puthjet që ëndërronte të jepte trupit të një femre, xhaketë e zezë me bel të prerë, pantallona “kauboj” me xhepa pllakë nga pas dhe këpucë të zeza me majë dhe takë të lartë.

Shqiptari i fundviteve 80-të nuk mund të kuptohej pa një nga tolerimet më të rralla dhe të habitshme të regjimit. Komunistët që urrenin pronën private dhe inisiativën e lirë, i kishin dhënë teserën e regjimit farave të zeza të lulediellit.

Shqiptari në modë i asaj kohe duhet të hante patjetër një grusht me fara të zeza, që i shisnin me kausha letre burra ezemerë me moshë të papërcaktuar.

Në stadiumin e ri kombëtar, shqiptarët nuk hëngrën fara. Siç kanë bërë jetë e mot në stadiume. Nuk kanë ndryshuar tifozët. Por ky është pushteti i ri i të bukurës, të cilit ju nënshtruan dhe tifozët e vjetër.

Stadiumi Air Albania mund të ketë një mijë e një halle e probleme. Aty mund të ketë thagma korruptive, hoteliere, etike, estetike, politike, gjeografike, historike, ballkanike, strategjike, gjeopolitike e të tjerë, e të tjerë. Aty mund të flerë çdo hall tjetër i mundshëm nga ata që vizatojnë identikitin e një shoqërie plot halle si shoqëria e sotme shqiptare. Por kush ka sy, duhet të shohë të kundërtën – revolucionin në mentalitet: Në kohën e kultit të pistë të parasë, të inisiativës gjysëm të lirë për të bërë biznes, në stadiumin e ri as nuk u shitën dhe as nuk u hëngrën fara të zeza luledielli. Dhe kush ka më shumë kohë, mend e durim për të parë përtej sipërfaqes që ndrin dhe të tentojë të shkojë më në thelb, do të kuptojë edhe pse të dielën e shkuar të “Rama Ik”, kishte një arsye më shumë për të besuar në bastin e kësaj maxhorance plot dritëhije se drita nuk mungon. Se megjithë hijet mbas fasadës së FSHF, megjithë problemet e thelbit, drita është pjesë e evolucionit normal që e prodhon një kohë normale. Vetëm të marrët e shohin bardh e zi një botë me andrralla, por plot ngjyra si bota shqiptare.

Ka shpesh shumë keqkuptime të cilat krijohen pikërisht për shkak të ngutit për të mos parë nuancat.

Të ulërish në stadium, nuk do të thotë se je tifoz.

Të rendësh mbas topit, nuk është kusht i mjaftueshëm të jesh futbollist.

Dhe ne momentin kur gjëmon topin, ul kokën dhe befas sheh se bashkë me sferën magjike, ke gjithsej pesë topa nëpër këmbë, kjo nuk është shenjë mashkulloriteti krenar, por alarm drithërues: dikush po të dihat duke qeshur mbas shpatullave! Suksesi dhe dështimi, njëlloj si urrejtja dhe dashuria, indiferenca e plotë apo vëmendja maksimale, janë bashkë si bregu me detin.

Natën e 75 vjetëve mbas ditës së clirimit të Tiranës, në stadium kishte shumë gra e fëmijë që shijonin magjinë e revolucionit estetik në Tiranë. Pa dashur të dinë hesapet e të tjerëve dhe pa tjetërsuar shqetësimet vetjake në tre orë oazi.

Në mozaikun e madh të shoqërisë brenda në stadium ku ka vend për të gjithë dhe gjithcka, disa duartrokisnin Ramën e Dukën, Erionin e Bashkisë dhe gjithë të majtën, të tjerë luteshin që Rama të ikte, që praktikisht të vinte Basha, edhe si ish-komshi me stadiumin e vjetër, disa të tjerë përgjëroheshin që të bëhej mullar e liga sepse ndonjëherë ndodh që sa më keq të bëhet, aq më mirë është, të tjerë që shohin vëngër luteshin të humbin një sy, me kusht që kundërshtarët e tyre të linin të dy sytë; në Tiranën e sotme ku po të dëgjosh një palë, duhet të bindesh se lulëzon suksesi pafund si dje Cannabis-i dhe po të dëgjosh palën tjetër, duhet të pranosh se nën regjimin e sotëm, edhe maternitetet janë agjensi funerale, të gjitha këto jane normale. Janë peneli që vizaton identikitin e shqiptarit të sotëm. Në pamjen klasike të tij, ai ka Facebook, ka Instagram, i kushton jetën fotove që nxjerr aty dhe kërkon t’u ngjajë fotove, ulërin kundër korrupsionit, por mezi pret të ketë mundësi të fitojë para me cdo kusht, urren arrogancën e më të fortit, por i shkë… dhen brinjët brinjët më të dobtit, bërtet kundër homoseksualitetit, por është i bindur se vetëm beqirët bëjnë hajër në këtë vend, flet për politikë sikur të jetë Perikliu dhe e trash zërin sikur është Herkuli. Sillet si zot kur ka ca pak në dorë, por nuk e con më lart se beli i eprorit vështrimin, qesharak në diarenë gojore në pushtet dhe një kurvë e riqepur shumë herë për të gjetur virgjërinë kur shkon në opozitë.

Në fakt kjo është pakica ulëritëse e një shoqërie që kurrë nuk ka mundur deri më tani as të bëjë shtet dhe as tëshndërrohet në komunitet! Që megjithatë, pak nga pak, nën dhembjet e padurueshme të vonesave tragjike, të izolimeve fatale dhe fatit të keq, zgjedhjeve të gabuara e mungesës së zgjidhjeve, qeverisjeve shpesh edhe kriminale, edhe të paditura, dalëngadalë po ecën përpara! Stadiumi është vetëm një piketë për ta kuptuar naivët se cfarë po ndodh. Sepse më shumë sesa shihet, pushteti magjik i të bukurës ndjehet! Dhe ai është pushteti i epërm që e bën edhe skllavin më të mjerë të ndjehet mbret krenar! Me apo pa fara të zeza luledielli në gojë.

Next Post
Për çfarë i shpenzojnë paratë familjet e reja? Kategoritë ku “nuk e mbajnë dorën”

RENDITJA / Tirana dhe Kukësi ofrojnë rrogat më të larta, ja qytetet ku paguhet më pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

March 18, 2026
Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

March 18, 2026
Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

March 18, 2026
“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In