• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Tifozët Kuq e Zi” bojkotojnë miqësoren Kosovë-Shqipëri

by A R
10/11/2015 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupimi “Tifozët Kuq e Zi” kanë vendosur që të bojkotojnë ndeshjen Kosovë – Shqipëri që do të zhvillohet këtë të premte në Prishtinë.

Ata insistojnë se do të jenë në Prishtinë për të festuar, por nuk do të marrin pjesë në ndeshje, pasi insistojnë se duhet të jetë vetëm një Kombëtare.

Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e tifozëve Kuq e Zi:

“Këtë të premte, Kampionet tanë zhvillojnë ndeshjen e parë që pas kualifikimit historik në Kampionatin Evropian “Francë 2016”, në shtëpinë e tyre të dytë, AUTOKTONE, në Prishtinë. Ndeshja do te jetë e karakterit festiv, ndaj një grupimi tjetër të futbollistëve shqiptarë.

Që nga themelimi, një ndër misionet bazë të Tifozave Kuq e Zi ka qenë që Shqiptarët, edhe pse të ndarë në disa shtete, të kenë vetëm një Kombëtare, dhe të përfaqësojnë vetëm një Flamur. Ne vazhdojmë të besojmë në kauzën tonë, dhe për këtë arsye, të Premten nuk do të jemi prezent si grupim në Stadionin e Prishtinës, por që sigurisht që do të jemi prezent në Prishtinë për festën e madhe. Që nga themelimi dhe deri më sot, ne kemi përkrahur vetëm Kombëtaren Shqiptare dhe skuadrat shqiptare në Evropë. Por asnjëherë të vetme nuk kemi qenë në tribuna, kur në fushë kanë qenë dy skuadra me futbollistë shqiptarë. Dhe me gjithë dëshirën që të jemi prezent, nuk do të mundemi të jemi aty.

Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje te gjithë Shqiptarëve në Kosovë, të shfrytëzojnë praninë e Kombëtares në Prishtinë, dhe te festojnë në numër sa më të madh. Edhe ne si grupim, do te jemi të pranishëm ne Prishtinë, dhe do të festojmë gjithë së bashku ketë arritje historike të Kombëtares tonë.

Për fund, Tifozat Kuq e Zi vazhdojnë të besojnë se sot, më shumë se kurrë, janë krijuar kushte që të kemi vetëm një Kombëtare. Ne vazhdojmë të përkrahim ekipet shqiptare të te gjitha trevave që luajnë dhe do të luajnë në arenën ndërkombëtare dhe të mos mbesin të izoluar. Sidoqoftë, në përfaqësimin si Komb, duhet të jemi një dhe vetëm një.

Kombëtarja që e kemi tani, është shembulli më i mirë i bashkimit, dhe suksesit.

Gëzuar Shqiptarë! Gëzuar Shqipëri Etnike! Tifozat Kuq e Zi. O sa mirë me qenë Shqiptar!”

Next Post

Intervista/ Ymeri: Të heqin dorë nga marrëveshjet me Serbinë ose kjo qeveri s’është më e jona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PD nxjerr nga shalqiri, “surprizën”: Dhurata e qeverisë për gjithë shqiptarët

“Po ça fushate do të bëja unë me Flamurin”. Saimir Korreshi flet për kandidimin në PD

July 15, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Drejt BE dhe pavarësisë absolute, zbardhet projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë

July 15, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Zgjedhjet në PD, ish-kandidatja sulmon Flamur Nokën: Mos merrni porosi nga Muli!

July 15, 2026
Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët

Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët

July 15, 2026
Kërcënoi liderin e partisë “Reform UK” me vrasje, arrestohet i riu në Britaninë e Madhe

Kërcënoi liderin e partisë “Reform UK” me vrasje, arrestohet i riu në Britaninë e Madhe

July 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse biznesi shqiptar është i përçarë përballë gjobëvënies së revolucionit

July 15, 2026
Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

July 15, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

July 15, 2026
Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

July 15, 2026
Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë

Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In