Ronaldo është favorit për të fituar “Topin e Artë”, kështu mendojnë tifozët në anketën e bërë nga AS. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi edhe njëherë do të luftojnë kokë më kokë për çmimin prestigjioz, “Topi i Artë”, raporton AS, transmeton Gazeta Express.
Në pyetjen se kush do ta fitojë Topin e Artë për vitin 2017 në anketën e AS, tifozët kanë votuar më shumë për Cristianon. 29 mijë e 747 votues mendojnë se portugezi do të fitojë Topin e Artë, pra 54.43%, ndërsa 36.85% apo 20 mijë e 140 votues kanë votuar për Messin.
Befasia është Isco i Real Madridit, i cili është renditur i treti sipas tifozëve. Në listën e AS ishin të gjithë futbollistët e nominuar për “Topin e Artë”, listë kjo që do të shkurtohet ditën e enjte kur edhe do të ndahet Topi i Artë, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)