Tifozët e Leeds United kanë gjetur një mënyrë se si ta heqin qafe pronarin e klubit të tyre, Massimo Cellino, duke e vënë Italianin në shitje përmes eBay, transmeton koha.net.
Cellino në vendin ku përshkruhen gjërat që shiten në eBay është përshkruar si “nuk është në gjendje pune” dhe “varësisht nga disponimi, harron ti paguaj tatimet”. Deri tani janë dhënë 40 oferta për të, duke çuar çmimin e tij deri në 1 mijë paund.