Pas ndeshjes së mbrëmshme Francë-Marok, policia është vendosur në të gjithë Francën pasi tifozët e francezë u përleshën me tifozët marokenë.
Franca rezervoi vendin e saj në finalen e së dielës kundër Argjentinës me një fitore 2-0 ndaj Marokut. Golat e Theo Hernandez dhe Randal Kolo Muani ishin të mjaftueshëm për të dërguar skuadrën e Didier Deschamps në finale.
Fitorja bëri që tifozët e Francës të dilnin në rrugë për të festuar, por gjithashtu u përplasën me marokenët në disa zona. Franca është një ish-sundimtar kolonial i Marokut dhe ka një diasporë të madhe marokene, që llogaritet të numërojë rreth një milion njerëz, e cila është e përqendruar në Paris dhe në bregdetin e Mesdheut.
Videot e shpërndara tregojnë përleshje të dhunshme midis tifozëve në Place de la Comédie të qytetit, ku policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmë.
Ndërkohë edhe në Paris, policina në Champs-Elysees është përpjekur të shpërndajë turmën e cila krijoi mjaft problematika dhe dhunë.
Telashet ishin parashikuar nga autoritetet franceze, të cilat vendosën të mobilizonin rreth 10,000 policë në të gjithë vendin. Rreth 5000 prej tyre u deleguan për zonën e Parisit.
“Miqtë tanë marokenë, ashtu si mbështetësit francezë, janë të mirëpritur të organizojnë një festë dhe detyra jonë nuk është t’i ndalojmë ata të festojnë… por kjo duhet të bëhet në kushte të mira sigurie,” tha ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin.
Policia ngriti postblloqe për të kërkuar tifozët që vendosën bomba tymi dhe u përpoqën të parandalonin vandalizmin dhe agresionin.
Jeanne d’Hauteserre, kryebashkiaku lokal përgjegjës për rrethin parizian, kishte shprehur shqetësimin shumë përpara ndeshjes së të mërkurës, duke thënë për CNews franceze: Për të mërkurën, të gjithë kanë frikë nga një luftë, një luftë guerile, një luftë civile dhe ne nuk duam që Champs-Elysees të shndërrohet në një fushë beteje.
Probleme ka pasur edhe në qytetin francez të Nicës në bregdetin e Mesdheut.
/a.r