• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tifozët argjentinas ‘pushtojnë’ Times Square përpara sfidës me Spanjën

by A R
19/07/2026 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Times Square në Nju Jork u shndërrua në një ‘det flamujsh bardheblu’, këngësh dhe festimesh, pasi mijëra tifozë argjentinas zhvilluan një tubim madhështor përpara finales së Kupës së Botës ndaj Spanjës.

Kryqëzimi më i famshëm në botë, i njohur për turistët dhe personazhet e famshëm si Spider-Man, Mickey Mouse apo Elmo, këtë herë pati një protagonist të veçantë: një imitim të Lionel Messit, i cili u rrethua menjëherë nga turma e tifozëve argjentinas.

Atmosfera është ndër më fantastiket që është parë gjatë këtij turneu në Nju Jork. Tifozët e Argjentinës kanë organizuar para çdo ndeshjeje një “banderazo”, një tubim tradicional me flamuj, këngë dhe kore, duke u bërë një nga grupet më të zhurmshme dhe më të dukshme të tifozëve në Botëror.

Festimi në Times Square nisi në orët e para të mbrëmjes dhe vazhdoi për disa orë, ku kishte me mijëra persona që këndonin dhe valëvitnin flamujt e Argjentinës. Shumë prej tyre kishin ardhur vetëm për të përjetuar atmosferën e finales, edhe pse nuk kishin bileta për ndeshjen.

Një prej tifozëve, Nazarena, me origjinë nga Buenos Aires dhe që jeton në Atlanta, tha se nuk mund të mungonte në këtë moment të veçantë. “Është vendi im. Jetoj tani në Shtetet e Bashkuara, por duhej të vija këtu. Atmosfera, vendi im, njerëzit e mi – gjithçka është fantastike”, u shpreh ajo për ABC News.

Shumë tifozë argjentinas e përshkruan lidhjen me kombëtaren si një ndjenjë krenarie dhe bashkimi. “Ne mund të mos jemi mirë ekonomikisht dhe mund të kemi probleme në shumë fusha, por kemi një zemër të madhe. Forca Argjentina”, tha një prej tifozëve.

Edhe tifozët spanjollë ishin të pranishëm në Nju Jork dhe organizuan aktivitetet e tyre përpara finales. Ata pranuan se numri i argjentinasve ishte shumë i madh, por besojnë tek ekipi i tyre.

“Mendoj se argjentinasit, kudo që shkojnë, sjellin shumë njerëz. Spanjollët ndoshta nuk janë aq shumë në numër, por ata që vijnë bëjnë shumë zhurmë dhe mbështesin fort ekipin”, tha një tifoze spanjolle.

Një nga qendrat kryesore të komunitetit spanjoll në Nju Jork ishte La Nacional Spanish Benevolent Society, një institucion i themeluar në vitin 1868, i cili ka shërbyer si pikë takimi për spanjollët në qytet gjatë gjithë Botërorit.

Qindra tifozë pritej të mblidheshin aty për finalen, ndërsa komuniteti spanjoll përgatitej për festime në rast të një fitoreje të ekipit të tyre.

“Spanjollët e përjetojnë futbollin me shumë pasion. Gjatë këtij Botërori kemi qenë një pikë referimi për komunitetin spanjoll këtu”, tha Ania Lopez, menaxhere e komunitetit në La Nacional.

Finalja mes Argjentinës dhe Spanjës nuk është vetëm një përballje sportive, por edhe një spektakël i madh jashtë fushës, ku tifozët nga të dyja vendet dëshmopjnë dashurinë e tyre për futbollin.

Next Post
Humbi jetën në aksident, përcillet sot për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Humbi jetën në aksident, përcillet sot për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com