• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tifozat kuq e zi drejt Kopenhagenit, Danimark trembet: Ktheni biletat!

by
19/08/2015 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prania e tifozëve shqiptarë në ndeshjen Danimarkë – Shqipëri, në sektorët ku duhet të akomodohen vetëm mbështetës vendas, ka alarmuar Federatën Daneze të Futbollit, që nëpërmjet shefit të zyrës së shtypit, Jakob Hoyer, ka paralajmëruar se në stadium nuk do të lejohet asnjë fans kuqezi jashtë sektorit të përcaktuar për tifozët miq. Për përballljen e 4 shtatorit, që do të zhvillohet në Telia Parken të Copenhagen, ka patur një interesim të jashtëzakonshëm nga të dyja tifozëritë, as sa shumë tifozë danezë kanë mbetur pa biletë. Për arsye sigurie, duke patur parasysh edhe rëndësinë që ka kjo ndeshje për të dyja skuadrat, Hoyer deklaron se tifozët shqiptare edhe pse të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium:

“Për tifozët miq, kemi caktuar një sektor të vecantë, madje u kemi vënë në dispozicion një numër më të madh biletash sesa e parashikon rregullorja. Sigurisht që është bukur kur krijohet një atmosferë e jashtëzakonshme nga të dyja tifozeritë, por tifozët duhet të jenë të ndarë. U kërkojmë të gjithë tifozëve shqiptarë që të kthejnë mbrapsht biletat që i kanë blerë në sektorët ku duhet të jenë vetëm tifozë danezë.”

Telia Parken ka një kapaciltet prej 38.065 vendesh dhe në bazë të rregullorës së UEFA-s, vetëm 5% u takojnë tifozëve shqiptarë. Gjithsesi, Federata daneze e Futbollit, ka vënë në dispozicion të homologes shqiptare 2100 bileta, pra rreth 250 bileta më shumë se përqindja që u takon tifozëve shqiptarë:

“Nëse shqiptarët nuk i kthejnë biletat që kanë blerë në sektorët e gabuar, do të krijohet një situatë e pakëndshme, sepse nuk do t’i lejojmë të futen në stadium. Për këtë arsye le t’i kthejnë mbrapsht dhe të marrin paratë. Na vjen keq që do të na duhet të mos lejojmë shqiptarë jorezidentë në Danimarkë që të futen në stadium edhe pse e kanë blerë një biletë, por në një ndeshje të nxehtë si kjo duhet t’i japim prioritet sigurisë.”

Damimarka dhe Shqipëria kanë grumbulluar nga 10 pikë në grupin I kualifikues, që kryesohet nga Portugalia në kuotën e 12 pikëve. Kombëtarja kuqezi do të merrte automatikisht vendin e dytë në rast barazimi me gola në Kopenhagen, pasi ka golaverazh më të mirë, pa harruar faktin se formacioni i de Biasit ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Dy të parat e grupit kualifikohen direkt Euro 2016, ndërsa e treta luan në Play-0ff. Në finalet e Europianit kualifikohet direkt edhe skuadra e tretë më e mirë./ SuperSport/

Next Post

Rama-qytetarëve: Më 24 gusht, ora 12:00, pyetje-përgjigje në FB & Twitter

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In