• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIA: Policia u njoftua në çast për grabitjen, kur makina ishte ende në vendngjarje

by Aalison Pearse Stevens
04/07/2016 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet e Aeroportit të Rinasit e kanë njoftuar policinë për grabitjen e kryer në aeroport teksa makina e përdorur nga grabitësit ishte ende në vendin e ngjarjes, ndërkohë që në pistë kishte policë. Kjo është deklarata e drejtoreshës së komunikimit me median e TIA-s, Arlinda Çausholli.

Çausholli dha se TIA i ka ndjekur me shqetësim raportet e pasakta të policisë, ndërkohë që bëri thirrje për kujdes në raportimet e medias në lidhje me personat e akuzuar, të cilët prezumohen të pafajshëm deri në momentin e vendimit të gjykatës.

arlinda causholli“TIA ka ndjekur edhe raportimin e policisë që e kondiderojmë të pasaktë. TIA ka zbatuar procedurën e njoftimit në kohë të policisë. Autoriteteve u janë dorëzuar provat. Punonjësit e policisë kanë qenë prezent në pistë pak metra larg nga ndodhi ngjarja. TIA sjell në vëmendjen se kompania ICTS është përgjegjëse vetëm për sigurinë aeroportueale. ICTS s’ka të drejtë të ndërhyjë fizikisht. ICTS operon e paarmatosur. Lidhur me ruajtjen e rendit e sigurisë kjo është përgjegjësi e plotë e policisë. Policia duhet të sigurojë patrulla për të parandaluar incidente” ka thënë Çausholli.

Ajo ka shtuar se, siguria kombëtare është përgjegjësi e të gjithëve dhe jo vetëm e TIA-s e cila e ka të ndaluar me ligj që në raste të tilla të përdorë armët.

“TIA është në dispozicion të autoriteteve për zbardhjen e ngjarjeve dhe zbulimin e autorëve. Siguria kombëtare është e përbashkët e gjithë autoriteteve

Incident i rëndë, shfajësimi është pasojë më e rëndë. Aeroporti është i të gjithëve.” tha ajo.

Çausholli ka theksuar se TIA i ka dhënë të gjitha provat e duhura institucioneve që janë duke hetuar çështjen, ndërkohë që i ka kërkuar atyre që të jenë të kujdesshëm në dhënien e informacioneve.

“TIA ka vënë ne dispozicion të gjitha kamerat e sigurisë që hedhin dritë për ngjarjen. Në respekt të hetimeve dhe imazhit të Shqipërisë dhe personave që janë nën hetim, bëjmë thirrje për trajtimin e kujdesshëm të informacioneve” ka thënë ajo.

Duke u ndalur tek raportet e bëra publike nga Autoriteti i Aviacionit Civil, mbi shkeljet e konstatuara, Çusholli shton se ato kanë pasur përgjigjet konkrete, por nga ana tjetër ajo ka kërkuar konfidencialitet.

“Dokumentet e bëra publike kanë pasur përgjigjie përkatëse, u janë dhënë organeve kompetente që po hetojnë. TIA kërkon etikë konfidencialiteti të respektohej nga të gjitha institucioneve.” shtoi ajo.

Çausholli ka theksuar se TIA flet pikërisht tani, pasi po cenohet kompania që është në shërbim të të gjithëve, ndërkohë që shton se grabitja e ndodhur më 30 qershor është një ngjarje e rëndë. Sakaq, TIA siguron pasagjerët dhe partnerët për masat e sigurisë që janë në nivele të kërkuara.

 “Po flasim tani, duke vënë re se po cënohet kompania që është në shërbim të të gjithëve. TIA shpreh keqardhje që ka tronditur të gjithë. Fjalët janë të pakta dhe shqetësimi është shumë i madh. TIA siguron pasagjerët dhe partnerët se masat e sigurisë janë në nivelet e kërkuara” tha Çausholli.

 

d.i.

Next Post

7 masa urgjente për sigurinë e aeroportit "Nënë Tereza"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In