• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

T’i tredhim disa burra, që të mësojnë të tjerët!

by Java News
11/11/2017 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lis Bukuroca/

“Unë kam rrahur gruan shqiptare, jo një zvicerane.” Ai mendim tingëllon trishtues në lexim të parë, por krejtësisht e zakonshme, normale në lexim të dytë. Ai mendim vetëm përkufizon mendësinë rurale të shumë familjeve. Ai i dënuar me shtatë vite burg në Zvicër, nuk ka thënë asgjë të jashtëzakonshme, por ka shërbyer vetëm si zë zmadhues i edukatës rustikale që merret në shtëpi. Thjesht ai ka thënë atë që ka mësuar: Gruaja shqiptare nuk ka dinjitet, ajo mund dhe duhet të nëpërkëmbet, të rrahet, të shkelet, të izolohet, të trajtohet si objekt seksual, të vrite me revole, me kazmë apo me thikë. Nëna e fëmijëve të tyre!

Nëse shkruhet në google shqiptari rrahu apo vrau gruan, atëherë shfaqen qindra artikuj me raportime të tilla. Kjo ndodh edhe kur shkruhet në italisht, gjermanisht, frëngjisht apo anglisht, e pastaj, çfarë tregojnë gratë e huaja të martuar me shqiptarë, nëpër forume, i vejnë kapakun përfundimtar burrit shqiptar: Xheloz, agresiv, gënjeshtar, tradhtar, dyfytyrësh e shumë cilësorë tjerë! Viti 2017, që për nga sjelljet mund të thuhej, njeri i vitit 117!

Ku dëshirojmë të shkojmë ne? Vendin e parë për nga pjesëmarrësit në terrorizmin islamik! Vendin e parë për nga tregtia me narkotikë. Vendin e parë me rrahjen dhe keqtrajtimin e grave! Ku dëshiron të integrohet një shoqëri e tillë, e cila ka edhe vendin e parë me politikanë injorantë, me mjekë të korruptuar, me gjykatës të korruptuar, me profesorë që shesin nota e që kanë blerë tituj shkencorë dhe me nëpunës që shesin dokumente? Ku dëshirojmë të shkojmë me të ashtuquajtur intelektualë, që janë armiqtë kryesor të shtetit dhe kombit? Ku dëshirojmë të shkojmë me këta politikanë, që kanë shumo dëshirë, por gati aspak dije. A nuk shihni se ju brenda dhe ne jashtë, po dëmtojmë interesat nacionale me bujë më të madhe se sa kishte mundur ta bëjë Serbia e Millosheviqit apo e Rankoviqit?

Gratë e sotshme, që sot ndjejnë dhembje për ato ndodhi të shpeshta, mbajnë përgjegjësinë kryesore për anomalitë barbare në shoqëri. Ato duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë, se me edukatë primitivet, antikushtetuese, po shkatërrojnë familjen dhe hedhin në burg bijtë e vet.

Çdo keqtrajtim, çdo rrahje, çdo kërcënim, çdo shantazh duhet kallëzuar në polici.  Burrat primitivë nuk janë vetëm rezultat i edukatës rurale, por edhe i inteligjencës shqiptare. Rrallë apo kurrë, shkrimtarë të mëdhenj apo poetë të mëdhenj, nuk kanë tematizuar, nuk kanë prekur ato perversione dhe nuk kanë luftuar ato çrregullime sociale, që përçohen si nder, si traditë, si edukatë.

Çdo shqiptar jashtë, është edhe ambasador i imazhit nacional. Çdo vepër e tij shërben në grupe të caktuar për të krijuar opinion negativ për të gjithë. Pastaj habitemi pse nuk pezullohen vizat, pastaj shtiremi se jemi të mirë, edhe pse Evropa ka prova të qarta për radikalizmin fetar, për krimin, për korrupsionin, për politikanët kriminelë, për milionerët në vende, ku paga mesatare nuk kalon as 300 Euro!

Ai që rrah, ai që vret, ai që keqtrajton, ai është psikopat dhe ka nevojë për kurim mjekësor! Ai njeri nuk duhet të martohet para shërimit! Kopshtet e Fëmijëve, shkollat, fakultetet duhet të flasin për ato epidemi (gjinofobinë, mizogjinin, krimin, për të korruptuarit, për titujt shkencorë, nëpunësitë, gjykatësit e prokurorët e korruptuar) dhe të flitet me përbuzje për ata armiq të kombit dhe shtetit. Fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, u duhen shembuj për të kuptuar pasojat e edukatës primitive, që merret në shtëpi dhe shoqëri.

Në kohën e Rugovës na trajtonin me empati dhe si popull i pafuqishëm , që kishte nevojë për ndihmë. Në kohën e Thaçit shihen të gjithë si kriminel dhe ia kanë mbyllur Kosovës derën nga jashtë! E kush? Ata që na çliruan dhe kanë ushtritë e veta brenda Kosovës!

Në kohën e Enver Hoxhës na shihnin si frutat ekzotike dhe kureshtje. Sot na shohin si shtet me administratë mafioze dhe një Evropë ndjehet e rrezikuar!

Nëse Qeveritë shqiptare dëshirojnë të përmirësojnë i mazhin e vendit, ata që punojnë në administratë, qeveri, ministri, polici, gjykata, prokurori, universitete, spitale dhe shkelin rregulloret dhe ligjet, t’u anulohet e drejta e ushtrimit të profesionit për tërë jetën, por edhe e pasaportës. Ata duhet trajtuar si armiq të vendit. E vrasësit e grave? Vrasësit dhe rrahësit e grave duhet të tredhen! Në Çeki bëhet me kriminelët seksual, nëse dëshirojnë të evitojnë burgun!

Next Post
(FOTOT) VELIPOJE DROGA/ Pranga policit, vëlla i zv/komandantit të kufirit

(FOTOT) VELIPOJE DROGA/ Pranga policit, vëlla i zv/komandantit të kufirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi të shtojë akuza nga xhepi?

March 3, 2026
“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

March 3, 2026
Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

March 3, 2026
Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

March 3, 2026
Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

March 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Pse emigrojnë të rinjtë sot?

March 3, 2026
Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

March 3, 2026
Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

March 3, 2026
Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In