• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

by Frrok Çupi
02/08/2021 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NGA Frrok Çupi

Se si te vjen, thuajse si poshtërim, të merresh tani me Sali Berishën. Ai shkoi, ça të bësh më!

Do të thuash ti se ‘a e di çfarë tmerri ishte ai, more aman!’. E di më mirë se ti. Qysh prej fillimit ai ishte gjëja më e keqe që ka pjellë kombi ynë. As human as huge; as komunist as demokrat; as malësor as gangster; as i ditur as injorant; as islamik as perëndimor; as breshkë as ari… Një dyshe e neveritshme e ngjizur që prej fillimit: Berishë- Metë. Por koha i bloi siç bluan mulliri.

Tani nuk janë më këta. Tani problem është shuarja e flakëve të zjarreve që kanë rënë që nga Karaburuni deri në Kurbin. Kjo është puna e ditës. Kush ka sado pak energji dhe mirësi për vendin, duhet të turret për atje, qoftë edhe me mendje.

… Berisha nuk është më as problem, as ekuacion, as aritmetike, as shkrim e këndim.  Ai ishte një përbindësh qe e mundi njeriu. Njeriu që jemi ne, nuk e mundi atëherë kur ky po e shkatërronte njeriun: Po e vriste, po mblidhte veriorët në luftë me gjak kundër jugorëve, po i mblidhte kursimet në çdo familje dhe i fuste në xhepin e familjes së tij, po hapte depot e armëve dhe po i jepte secilit nga një milionë fishekë për të vrarë 500 vetë; po ndizte Gërdecin për t’u pasuruar në familje duke vrarë 26, ose edhe 260, ose edhe 2.6 milionë…

Sot nuk është më problem. Problemi tani është Reforma në Drejtësi; një Drejtësi me hetim e gjykim mbi korrupsionin e tmerrshëm që ka mbetur nga ajo kohë. Në luftë me të dy ‘katalanët’, Amerika mundi ta instalojë Drejtësinë e Re, dhe tani sa ka nisur…

Ti, vallë tani e quan problem atë? Do t’u sugjeroja kolegëve të mi që t’i mbyllin dritaret e mediave për mizerrabilitetin e Berishës. Mund të shkruhet vetëm lajmi i fundit, pritet së shpejti. Unë për vete këtë do të bëj. Problemi sot është përpjekja njerëzore dhe mbi njerëzore për të mëkëmbur ekonominë e vendit; për të përsosur sjelljen tonë qytetare, për të mos u hallakatur në konflikt e në vulgaritet; për të kryer sa më mirë vaksinimin e popullsisë kundër mortajës së shekullit; për të eliminuar përfundimisht dëmet e tërmetit. Ja këtë po bën shteti në aleancë me aleatët e kombit.

Ta quash sot problem Berishën; kjo është kotësi. Aq më tepër po flas me kundërshtarët, që ‘nuk iu del e keqja’, sepse me Berishën, në fakt, kombi ynë hodhi në greminë një gjeneratë jete. Po sot?

Sot Berisha as nuk shahet as nuk lavdërohet; as është rrezik e as është i rrezikshëm; thjesht po përpëlitet në qark. Aq më keq kur i thonë ‘diktator’.

Po ç’e merrni për diktator? Këta që e quajnë Berishën ‘një diktator’, gabojnë. Ai as diktat nuk arriti të ushtrojë; ishte thjesht një burrë i keq, i pa mëshirshëm, një servil ndaj të fortit dhe mit i budallenjve… Diktatorët kishin edhe forcë, edhe kritere, edhe art, edhe shije… dhe i diktoheshin njeriut. Ky, maksimumi, mbushi me urinë zyrat e presidentit në vitin 1997 dhe  bëri tortën 500 metra katror që na shëmtoi para botës. Thjesht t’i largoheshe, thjesht ta shikoje si po lëviz dhe t’i ruheshe ligësisë së tij…., se të vriste. Kaq ishte. Thjesht ta duroje sa të vinte kjo ditë kur në shoqëri budallenjtë mbetën pakicë. Ja ky ishte.

Njerëzit e ‘problemit’ ndahen në dy grupe, por asnjëri nuk është real:

Grupi i atyre që kanë frikë se edhe kur të mos jetë Berisha do t’i ndjekë si lugat… Dhe grupi i dytë- ata që kanë frikë se mos vallë Amerika do të na e mundë Berishën. ‘Mbyte Amerikën o bishë!’, bëjnë tifo njerëzit e Berishës. Këta janë ose ata njerëz zero që Berisha u kishte dhënë një dorë miell hua dhe tani ua kërkon. Ose budallenj, thjesht budallenj.

…Këtej rrotull nuk ka më Berishë, e si paska problem Berishë?!

Next Post
Pas Ramës, Grenell i shkon Metës në zyrë/ Presidenti: Mbështes përpjekjet e tij. I dhurova një libër…

Pas Ramës, Grenell i shkon Metës në zyrë/ Presidenti: Mbështes përpjekjet e tij. I dhurova një libër…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

32-vjeçarja u plagos nga ish-burri, fqinja rrëfen momentet e tmerrit: Thërriste për ndihmë e mbuluar në gjak

32-vjeçarja u plagos nga ish-burri, fqinja rrëfen momentet e tmerrit: Thërriste për ndihmë e mbuluar në gjak

July 10, 2026
Përplasja SHBA-Iran trondit tregun e karburanteve, benzina në Amerikë rritet me 9 cent në vetëm dy ditë

Përplasja SHBA-Iran trondit tregun e karburanteve, benzina në Amerikë rritet me 9 cent në vetëm dy ditë

July 10, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

July 10, 2026
Shqipëria drejt tregut evropian, miratohen 3 ligje për biznesin që hapin rrugën e bashkëpunimit me kompanitë e BE-së

Shqipëria drejt tregut evropian, miratohen 3 ligje për biznesin që hapin rrugën e bashkëpunimit me kompanitë e BE-së

July 10, 2026
Nesër Kanye West në Tiranë, gjithçka që duhet të dini për koncertin: Rrugët që bllokohen, oraret, transporti dhe masat e policisë

Nesër Kanye West në Tiranë, gjithçka që duhet të dini për koncertin: Rrugët që bllokohen, oraret, transporti dhe masat e policisë

July 10, 2026
“Epsteini” ynë

Ruajuni nga ata që nuk ju çojnë në gjykatë për terrorizëm!

July 10, 2026
Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave

Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave

July 10, 2026
Rasti tronditës në Fier, pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

Rasti tronditës në Fier, pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

July 10, 2026
Shkëlqim Hajdari prezanton nismën e veçantë: ‘Bukë, ujë e vaj ulliri falas’ në çdo bujtinë, restorant e bar në trojet shqiptare!

Shkëlqim Hajdari prezanton nismën e veçantë: ‘Bukë, ujë e vaj ulliri falas’ në çdo bujtinë, restorant e bar në trojet shqiptare!

July 10, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Lapaj kërkoi bllokimin e financimit të koncertit të Kanye West, Kushtetuesja rrëzon kërkesën: Dosja e paplotë

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In