• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do t’i thotë Berisha “Po” Uashingtonit?

by Eduard Zaloshnja
12/07/2016 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Deri para vizitës në Tiranë të ndihmës-sekretares së shtetit amerikan, Viktoria Njullënd, Berisha dhe ata që i mbanin ison në parti e në media përdornin një fabul standarde, për të kundërshtuar draftin e reformës në drejtësi. Në qendër të kësaj fabule ishte “ujku” Rama, i cili deshte të kullufiste drejtësinë, dhe që ia kishte mbushur mendjen “deles” amerikane Lu, që ta ndihmonte në këtë mision, duke e gënjyer se nuk është ujk.

Berisha dhe ata që i mbanin ison në parti e në media mundoheshin t’i mbushnin mendjen shqiptarëve se deklaratat e letrat publike të ambasadorit Lu, i cili fajin për mosmiratimin e reformës ia vinte vetëm opozitës, ishin inisiativa personale të një njeriu që Rama i kishte hedhur hi syve, në përpjekjet e tij të qarta për ta shtënë në dorë sistemin e drejtësisë. Ndërsa, sipas tyre, Ushingtoni zyrtar mendonte ndryshe, sepse ata komunikonin drejtpërdrejt me të.

Por vizita e ndihmës-sekretares Njullënd ua prishi këtë fabul Berishës dhe atyre që i mbanin ison në parti e në media. Ajo i paraqiti mëkëmbësve të Berishës një draft të ri të reformës, që siç deklaroi publikisht, ka mbështetjen e plotë të Uashingtonit. Dhe në këtë draft, ndërkohë që iu bënë disa lëshime proceduriale “sovranistit” Berisha, u shtua një komponent amerikan në misionin ndërkombëtar të vëzhgimit, i cili kishte qenë vetëm europian në draftin paraardhës. Në propozimin Njullënd, ky mision do të bashkëdrejtohet nga një gjerman e një amerikan.

Dhe siç raportonte gazeta Panorama, pikërisht rolin e këtij misioni kishin kundërshtuar mëkëmbësit e Berishës në takimin me ndihmës-sekretaren Njullënd. Ata kishin kërkuar që misioni nderkombetar të kishte vetëm rol konsultativ, e jo ekzekutiv, në përzgjedhjen e atyre që do të bëjnë spastrimin e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar shqiptarë. Por siç kanë raportuar disa media, ndihmës-sekretarja Njullënd i ka dhë afat deri të mërkurën PD-së e PS-së, që të përgjigjen vetëm me një “Po” ose “Jo” për draftin që u paraqiti.

PS-ja, përmes gojës së kryetarit të saj, e tha “Po-në” e vet publike që dje. Sipas tij, nuk ka rëndësi se kush i mbush shishet me ujë në Kuvend, perderisa filtri që filtron ujin është i sigurtë. Me fjalë të tjera, ai la të kuptohet se nuk e ka problem që opozita të ketë mundësinë e përzgjedhjes ndër kandidatët që do të bëjnë spastrimin e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar, për sa kohë që filtrimin paraprak të kandidatëve do ta bëjë misioni gjermano-amerikan.

Ndërsa Berisha dhe ata që i kanë mbajtur ison në parti e në media nuk janë përgjigjur ende. Në draftin e ri, vula amerikane, përveçse në byronë e hetimeve e në prokurorinë speciale, do të shtohet edhe te misioni ndërkombëtar i spastrimit te gjykatësve, të cilët, shpesh, janë emëruar me miratimin e Berishës.

E pra, a do t’i thotë “Po” Berisha draftit të Uashingtonit, i cili përmban këto 5 pika kyçe:

1-Prokuroria speciale antikorrupsion do të përzgjidhet e do të jetë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara;

2-Byroja e hetimit që do të përgatisë dosjet për këtë prokurori do të përzgjidhet dhe do të jetë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të FBI-së amerikane;

3-Këshilli i emërimeve në drejtësi nuk do të zgjidhet nga partitë, por do të zgjidhet çdo vit me short nga gjyqtarët e prokurorët;

4-Drejtuesit e lartë të gjykatave dhe të institucioneve kryesore të dretësisë, në qoftë se nuk marrin dot votat e cilësuara në Kuvend (pra, nqs nuk marrin konsensusin e partive të Kuvendit), zgjidhen drejtpërdrejt, bazuar në renditjen që ka bërë këshilli i emërimeve (i cili, nga ana e tij, nuk varet nga partitë);

5-Kandidatët e komisionit të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ata të komisionit të apelit për këtë qëllim, do të zgjidhen me votat e partive kryesore shqiptare, por vetëm pasi të jenë filtruar nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Këto komisione do të jenë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit, me ekspertë të Bashkimit Europian dhe SHBA-së.

Next Post

"PS 25 vjeç…kur e shkrepnim me Xhoin dhe Fatosin!"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In