• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

by Os De
06/12/2025 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin e famshëm! Propozimi romantik në Maldives dhe kriza e çiftit 

Jori Delli sapo ka konfirmuar atë që fansat e saj e prisnin prej kohësh: “Po, shumë shpejt kemi dasmë”. 

Modelja dhe influencuesja shqiptare i ka thënë “po” propozimit romantik të partnerit të saj, këngëtarit italian Fred De Palma, gjatë pushimeve. Çifti ndodhej me pushime kur Fred De Palma zgjodhi momentin perfekt për t’u ulur në gjunjë dhe për t’i bërë pyetjen më të rëndësishme. Jori ka ndarë në rrjete sociale fotot nga momenti i propozimit, duke e shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë, por domethënës: “Për gjithmonë”. 

Rrugëtimi i tyre sapo ka hyrë në kapitullin më të rëndësishëm, atë të “për gjithmonë”. Modelja jetën dhe karrierën e saj e ka të ndërtuar në Itali, ku me shumë bujë është përcjell edhe lidhja e saj me Fred De Palma. Çifti është bashkë prej disa kohësh, duke e jetuar këtë histori edhe publikisht. Pak javë më parë, gjatë pushimeve në Kenia ra në sy mungesa e reperit. Por ajo që ndjekësve dhe jo vetëm i ka tërheq vëmendjen është mungesa e partnerit të saj në këto ditë. Vetë Jori ka zbuluar se në këtë udhëtim shoqërohet nga mikeshat e saj, por edhe miqtë, ku edhe i ka etiketuar në “Instagram”. 

Por fansat menjëherë kanë nisur me pyetjet se ku gjendet Fred këto ditë dhe pse nuk ka shkuar me të për pushime. Kaq ka mjaftuar që të nisin edhe aludimet se mes dyshes ka një krizë të këtij raporti. Kaq mjaftoi që çifti të përflitej për një krizë mes tyre, por duket se gjithçka ka ndodhur në pak ditë dhe çifti është bashkë dhe gati për hapin e radhës. Njohja me Fred De Palman nuk ka qenë aspak siç mund ta keni menduar, përkundrazi. Ngjan me një histori filmi ajo që ka ndodhur 7 vjet më parë mes Jorit dhe reperit të njohur italian, të cilët tashmë janë shumë të dashuruar me njëritjetrin. E ftuar në një emision modelja bukuroshe tregoi se nuk i ka pasur kurrë qejf të famshmit, aq më tepër këngëtarët, por ja që “kurrë mos thuaj kurrë”. 

Historia e njohjes nisi 7 vjet më parë, kur Jori, e shoqëruar nga i dashuri i saj, u përball për herë të parë me Frederico-n, në një club, në Torino, por ai në atë moment u soll keq: “Në një moment, unë po ecja vetëm dhe ai pyeti ‘kush është ajo’? Bënte edhe si garip. Pronari i tha është e dashura e shokut tim. Janë zënë është bërë një çështje pak kështu…. Të nesërmen i kërkon edhe falje të dashurit tim”. 

Më pas, Fredi i shkruan Jorit, por ajo iu përgjigj shumë keq: “Nuk më pëlqente fare, nuk më pëlqejnë çunat arrogantë që mendojnë se mund të të kapin lehtë…”. Kështu kaluan vitet. 

Pas 3 vitesh, një mikeshë e saj i kërkoi të ishte pjesë e videoklipit, meqenëse ishte në Milano. Jori pranoi, por kur mësoi se këngëtari ishte Fred De Palma, asgjë nuk ndryshoi: “Ai ishte i dashuruar në atë periudhë dhe unë kam qenë e lidhur. Po super profesionalist, kemi folur vetëm 10 fjalë…”. 

Dy vjet më parë, fundi i verës, Jori single dhe në gjendje jo shumë të mirë, pa humor: “Më shkruan në ‘Instagram’, edhe pse unë nuk u kthej asnjëherë përgjigje. Kisha neveri për këta të famshmit, sidomos këngëtarët. Po isha e mërzitur atë kohë. Filluam të flisnim dhe zbulova një anë tjetër të tij që më pëlqeu. Fred de Palma është personazh, po Federico është njeri tjetër…”, – tha bukuroshja duke theksuar edhe një herë se janë shumë të dashuruar dhe shkojnë shumë mirë bashkë. 

 

Next Post
“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

November 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

November 2, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

November 2, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In