• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“T’i servirim qytetarëve figura të reja”, Qosja kundër Berishës? Krybashkiaku: Fituesit e Primareve duheshin në listë

by A R
20/07/2025 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kryebahskiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nis një riorganizim të thellë brenda saj, sapo të publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 11 majit.

Qosja tha në “Ditarin e fundjavës” se rruga e vetme për të kapërcyer krizën e brendshme dhe për të mposhtur Edi Ramën në zgjedhje, është ndryshimi rrënjësor në PD përmes promovimit të figurave të reja, që i simpatizon qytetari.

“Pa diskutim mbas mbarimit të raportit të OSBE/ODHIR që do jetë ashtu siç është me gjithë farsën e vetë brenda. PD nuk duhet të humbi asnjë sekondë për të riorganizuar nga seksioni i fundit i një dege e deri të kryesia qendrore. Nuk ka mënyrë tjetër. Ne kemi figura të reja shumë të mira, kemi prodhuar gjatë gjithë kohës figura të reja, edhe rezultati e tregoi se aty ku kanë qenë të rinj, figura të pastra, që e kanë bërë me zemër e shpirt gjënë, ka fituar PD-ja. Kjo tregon se demokratët e duan ndryshimin, i duan edhe njerëzit. Ne duhet t’i serviremi qytetarëve shqiptarë me njerëz të denjë, njerëz të pastër, që realisht e duan vendin dhe PD. Përndryshe do të rrimë në regres dhe do notojmë po në këto ujëra, që fajin e ka ky, do merremi me njëri-tjetrin dhe do lejmë kundërshtarin të vazhdojë të jetë në pushtet”, deklaroi Qosja.

I pyetur për procesin e Primareve dhe mbetjen jashtë listës së kandidatëve për deputetë, të fituesve të këtij procesi, siç ishte rasti i të parit të qarkut të Tiranës, kavajasit Hysen Kadiu, Qosja tha se kjo strategji përjashtimi e fituesve të garës së brendshme në PD ishte e gabuar.

“Është e hershme situata e PD. Duhet të marrim pjesë në të gjitha reformat, në drejtësi, territoriale, parlamentare. Një parti politike duhet të jetë pjesëmarrëse, sepse nëse ti nuk je pjesëmarrës, atëherë kot që je. Një ekip po nuk luajti në fushë nuk do quhet ekip. Duhet të luash në fushë, atëherë luan mirë apo keq, atë e gjykojnë qytetarët, por ama ti duhet të luash. Sa i përket Primareve është një gabim. Unë e kam kritikuar PD-në, sepse një njeri që fiton Primaret patjetër duhet të ishte në listë të sigurt. Kjo nuk ka nevojë as për debat. Ishte një gabim dhe duke bërë 5 gjykime nëpër qytete, një në Kavajë, një në Elbasan, një në Berat ku di unë, humbet loja”, tha Fisnik Qosja.

Next Post
Opinion: Tmerri i Gazës që ende na lë indiferentë

Opinion: Tmerri i Gazës që ende na lë indiferentë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    7 months ago

    Behuni djeme,e burra te zotet,merrni guximin,largojne ndytsiren 34 vjecare,komunistin e vetem,spiunin,antishqiptarin qe shkatrroje vendin.Emrin sja permende dote kriminelit,eshte qenia e gjalle me ndyra e shekullit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

February 21, 2026
Miratohet amnistia për të burgosurit, ministri i Drejtësisë: Përfitojnë 600 të dënuar, për ta votuar me shumicë të cilësuar…!

Skema e drogës në burgje: 200 mijë lekë për dozë, dyshime për implikim të stafit të brendshëm

February 21, 2026
I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

February 21, 2026
Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

February 21, 2026
Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

February 21, 2026
Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

February 21, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

February 21, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In