• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ti qenke i adoptuar!” Erioni kërkon familjen biologjike pas 46 vitesh

by A R
16/02/2025 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” është zhvendosur në zyrën e moderatorit të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebreas. Ai shpjegon se shtatorin e shkuar, në adresën e programit kishte mbërritur një mesazh nga Erion Dehari, i cili pas 46 vitesh kërkon të gjejë nënën e tij biologjike.

Gjebrea mirëpret Erionin në zyrë i cili nis të ndajë kujtimet e tij të para kur nisi të kuptonte që nuk ishte djali biologjik i familjes ku rritej dhe momentin kur e mësoi të vërtetën.

Erion: Unë quhem Erion Dehari dhe vij nga qyteti i Fushë-Krujës, banues.

Ardit Gjebrea: Aty ke lindur?

Erion: Jo, kam lindur në…atje ku jam rritur domethënë quhet Ostren i Vogël.

Ardit Gjebrea: Nuk the se ku ke lindur, nuk e di se ku ke lindur, jo?

Erion: Jo, nuk e di.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti?

Erion: Unë jam 46.

Ardit Gjebrea: Datëlindja?

Erion: 15 maj 1979.

Ardit Gjebrea: Në cilën moshë ti për herë të parë dyshove një fjalë që u bë edhe motivi pse sot je këtu?

Erion: Kam qenë në klasë të parë, fëmijë, në shkollë, si puna jonë ndonjëherë kur ziheshim, “të kanë marrë” më thoshin kalamajtë.

Ardit Gjebrea: Si të thoshin kalamajtë, kur ziheshit?

Erion: Po, kështu ndonjëherë. “Ti s’je i filanit”.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin mami?

Erion: I Seitit dhe i Nexhmijes.

Ardit Gjebrea: Pra babai Seit, nëna Nexhmije. Thoshin “ti nuk je fëmija i tyre”.

Erion: Po, të kanë marrë më thoshin mua.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë bëje?

Erion: Pastaj vajta në shtëpi, i thasha mamit. Mami thoshte “jo, ti i joni”.

Ardit Gjebrea: Çfarë i the mamit kur vajte në shtëpi?

Erion: Mami i thashë, aty në shkollë fëmijët më thonë kështu. Më keni marrë? Jo të keqen mami, ti je yni. Nuk tregonin.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti i parë që ti fillove të dyshoje seriozisht?

Erion: Pati një periudhë në vitin ’98. Gjendjen civile e kishim në Ostren të Madh.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Erion: 18. Natyrisht, që të marr një certifikatë vajta te kryetari i gjendjes civile. Hapi ai regjistrin, aty gjeti një dokument. E lexoi dhe tha “ti qenke i adoptuar”, aty e mora vesh pastaj.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndjeve në atë moment?

Erion: Ngela.

Ardit Gjebrea: E more dokumentin?

Erion: Aty më lexoi emrat e babait dhe nënës.

Ardit Gjebrea: Tani te dokumenti emri i babait dhe nënës nuk ishte i prindërve që  të kishin rritur?

Erion: Jo, i atyre biologjikëve.

Ardit Gjebrea: Dhe si ishin?

Erion: Kujtim Dema, emri i babait dhe Lutfjie Dema.

Ardit Gjebrea: Erioni tregon si erdhi tek e vërteta.

Erion: Para se t’ju shkruaja juve, vendosa dhe i thashë mamit pastaj.

Ardit Gjebrea: Çfarë tha mami?

Erion: Pranoi pastaj, filloi të qante. Edhe sot qan shumë.

Ardit Gjebrea: Normale që të do.

Next Post
Tjetër aksident i rëndë në vend, 63-vjeçarja përplaset për vdekje në autostradën Durrës-Tiranë

Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, mbetet e plagosur një vajzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com