• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ti nuk je kuksian Lul Basha

by Mira Kazhani
04/04/2018 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani/

Nuk di nga t’ia nis më parë për ditën e sotme, por po zgjedh drekën, momentin kur u lëshua vendimi për 23 protestuesit e Kukësit. Më erdhi keq, dhe shpresova deri në dedik të fundit që të gjithë të liroheshin dhe aty të masnim forcën e kuksianëve dhe atë të Lul Bashës. Them kështu, s’e Lul Basha është duke i përdorur dhe manipuluar kuksianët e protestës. Ai nuk iu doli për zot atyre kur kaloi taksa me VKM dhe sidomos nuk u del dot për zot sot krahë LSI, që është firmëtarja e konçesionit.

Sa për mëngjesin: pamjet ishin si një kasetë e vjetër. Një film që e shohim shpesh. E pamë edhe vjet 3 muaj më çadër, dhe për kë ka memorie duhet të dijë, s’e Lul Basha të le më baltë siç la shumë njerëz që i qëndruan me sanduiç në çadër në të ftohtë, në diell, në besë te tij.

E kemi parë edhe me Edi Ramën këtë pamje, edhe Taulant Ballën që hipte dikur mbi policët, edhe 21 Janarin, apo Gërdecin, apo grevën e gjatë të urisë që as uria e Elsa Lilës nuk e bëri dot melodinë e pushtetit. Në pushtet nuk vihet me dhunë, sepse askush nuk ka ardhur e nuk do të vijë. Edi Rama pavarësisht opozitës së dhunshme, erdhi në pushtet kur hoqi dorë nga këshillat me gjak. Sali Berisha nuk erdhi dot në pushtet edhe kur ia vranë heroin e demokracisë Azem Hajdari, edhe kur arkëmorti i tij, kaloi para kryeministrisë- PD erdhi vetëm kur gjeti formulën, hapi derën e idevë, fytyrave të reja, dhe intelektualëve të vjetër.

Sot PD pikërisht se shpartalloi idenë, është në pikë të zezë dhe qyrrashet pas dhunës. Dhuna është fundi i çdo logjike, por sot opozita në përpjekje për t’i bërë varrin Edi Ramës po ia bën vetes. Sa për Edi Ramën, në qoftë frikacak, amin o Zot sa i duhet këtij vendi një politikan që ka frikë. Fatkeqësitë na kanë ardhur nga ata që s’kanë patur frikë.

Sa për kuksianët; të lirë do i shërbenin më shumë demokracisë. Në burg, janë veç ushqim për kauzën e neveritshme të opozitës, dhe një hall më shumë për shtëpitë e tyre, një pjesë të lodhura e drobitura nga pamundësia, e politikanët mashtrues që kanë parë këto 27 vjet. Pse, naiv i dini kuksianët apo popullin në fund?!

Shihni si është votuar në 28 vjet dhe bëhu krenar që je shqiptar. Sa për Lulin, ka dhënë disa herë prova që nuk është dot kuksian.

Next Post
‘Zjarrfikës’ mes Erdogan dhe Haradinajt? Rama: Kur vjen puna për teoritë e konspiracionit…

'Zjarrfikës' mes Erdogan dhe Haradinajt? Rama: Kur vjen puna për teoritë e konspiracionit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In