Ish-zv. Ministrja e Brenshme, Elona Gjebrea, është përplasur sot me gazetarët.
Debati ka ardhur në dyert e Komisionit të Sigurisë, ku Gjebrea që sot është deputete e PS, kishte mbledhjen e radhës.
“Ti moj vajzë nuk je prokurore që të më pyesësh mua. Unë shkoj në Prokurori dhe jap shpjegime” – tha Gjebrea teka u pyet për lidhjet e saj të mundshme me rastin “Habilaj”.
“Përdorni etikën dhe mos vazhdoni lojën e kazanit. Të manipuloni, të përdorni shpifjen. Nuk kam shkuar por jam e gatshme të shkoj në prokurori” – tha Gjebrea.
/JavaNews/b.d