• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

TI: Lufta ndaj korrupsionit nuk ka asnjë shans, pa një gjyqësor që e dënon atë

by Java News
20/01/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gjyqësori shqiptar mbetet shumë problematik dhe qeveria përfshin një numër të figurave të nivelit të lartë që kanë një histori mjaft të korruptuar. Megjithatë, disa institucione si ILDKPKI, janë adresuar dhe përmirësuar, dhe plani aktual i veprimit kundër korrupsionit ofron një drejtim,” thotë Cornelia Abel, Koordinatore rajonale per Evropën Juglindore, Turqinë dhe Izraelin në Transparency International.

Nga Linda Karadaku

Pse ka nje nivel kaq të lartë të korrupsonit në vendet e Evropës Juglindore dhe në Ballkan në veçanti? Cilat jane rrënjët e një korrupsioni të tillë?

Ndërkohë që ka ndryshime nga vendi në vend në zhvillimin konkret të sistemeve të korruptuara siç ekzistojnë sot, kjo është historia e atyre vendeve që kanë mundësuar lulëzimin e korrupsionit. Regjimet komuniste favorizuan lidhjet personale dhe marrëdhëniet jozyrtare për të shpërndarë burimet e pakta. Megjithatë, shumë më tepër se kaq, janë kohët e tranzicionit ku institucionet e vjetra nuk kanë më legjitimitet dhe institucionet e reja ende nuk janë vendosur në mënyrë legjitime, që krijojnë hapësirë për veprimtari kriminale, krim të organizuar dhe korrupsion. Ballkani Perëndimor ka përjetuar kohë, sidomos në vitet ’90, ku nuk kishte asnjë udhëheqje legjitime politike, (kishte) luftë dhe pasoja të luftës, kohë në tranzicion. Për fat të keq, strukturat që u krijuan në vitet ’90, jashtë çdo sundimi të ligjit,  ndikojnë shumë ende në situatën aktuale.

Çfarë është bërë dhe çfarë duhet të bëhet nga qeveritë dhe shoqëritë e këtyre vendeve për ta luftuar vërtetë korrupsionin?

Kjo është një pyetje shumë e madhe. Ndërkohë, legjislacioni është përmirësuar shumë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo që ende mungon në masë të madhe është mendimi I duhur i zyrtarëve të zgjedhur të cilët ende nuk e kanë pranuar se ata janë në pozicionin e tyre për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve të tij, e jo interesave të tyre. Institucionet duhet të forcohen dhe të merren seriozisht dhe të lejohen të përmbushin detyrat e tyre, dhe do të ndihmonte shumë nëse vendet e rajonit mund të tejkalojnë “sindromin e tyre të të fortit”, dmth nëse krerët e shteteve, kryeministrat në pjesën më të madhe, të mund të shohin veten si pjesë e një sistemi, dhe jo të prishin sistemin për të shkuar nga prioritetet e tyre. Është e nevojshme të ketë një system drejtësie që është i drejtë dhe e dënon korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe fondeve publike, dhe që më pas do të mund të vendoste traun për ata që përdorin korrupsionin për ta anashkaluar legjislacionin ekzistues. Unë besoj se kjo është ndër gjërat më të rëndësishme për tu bërë, në mënyrë qe të ketë një nxitje të qartë për të zbatuar legjislacionin dhe për tí qëndruar sundimit të ligjit.

A jeni optimistë se korrupsioni në këtë pjesë të botës do të çrrënjësohet shpejt?

Për fat të keq, shenjat nuk tregojnë përmirësim të shpejtë. Në fakt, në disa prej vendeve të kësaj pjese të botës, demokracia duket se është dobësuar edhe më shumë në vend që të forcohet; dhe institucionet, kjo vlen veçanërisht për drejtësinë- mbesin të cënueshme dhe në një masë të madhe nuk po përmbushin rolet e tyre. Kështu që, ndërkohë që mbaj shumë shpresë, kam frikë se është ende një rrugë e gjatë përpara.

Cili është niveli I korrupsionit në Shqipëri, bazuar në vlerësimet tuaja? Sa lart shkon ai në nivelet e larta politike dhe qeveritare? Çfarë e shkakton korrupsionin në Shqipëri?

Ndërkohë që indeksi i Perceptimit të 2015 për korrupsionin nuk është bërë public ende, (kjo do të ndodhë më 27 janar 2016), unë marr rezultatin e 2014-tës si një tregues: rezultati 33, niveli 110 nga 175 – së bashku me Kosovën, shënojnë rezultatin më të keq në të gjithë Evropën dhe më të keqin në Evropën Juglindore. Për fat të keq, ende nuk kemi rezultatet e një studimi të thellë të kohëve të fundit i cili është kryer duke parë sektorë të ndryshëm të shoqërisë shqiptare; megjithatë, është e qartë se korrupsioni është një nga problemet më të mëdha që pengojnë zhvillimin e vendit. Qeveria aktuale, për herë të parë në një numër vitesh, është zotuar të merret me korrupsionin si një çështje urgjente, dhe përparimet e para, siç shfaqet në fund të vitit 2014, ishin disi premtuese, megjithatë, ritmi është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme që nga koha kur lufta politike ka nderhyrë në punën konstruktive anti-korrupsion. Gjyqësori shqiptar mbetet shumë problematik dhe qeveria përfshin një numër të figurave të nivelit të lartë që kanë një histori mjaft të korruptuar. Megjithatë, disa institucione si ILDKPKI, janë adresuar dhe përmirësuar, dhe plani aktual i veprimit kundër korrupsionit ofron një drejtim. Vlerësimi i TI-së i situatës më në detaje shpresojmë se do të jetë gati në dy muajt e ardhshëm.

Cili është vlerësimi juaj lidhur me situatën në Kosovë, cili është niveli I korrupsionit atje? Cfarë e shkakton atë?

Shkaqet për korrupsion në Kosovë janë si ato në vendet fqinje me një shtytje shtesë, në qoftë se ju doni, se ky është një shtet shumë i ri, në të cilën elita e saj aktuale ekzistonte më parë në ilegalitet para krijimit të shtetit të Kosovës, dhe kështu strukturat që janë krijuar në një kohë kur lufta nga nëntoka dukej më legjitime janë ende shumë më të forta sesa sistemet dhe institucionet e sapoformuara. Pra, nuk është për t’u habitur që Kosova renditet, së bashku me Shqipërinë, në vendet e fundit në indeksin e perceptimit te korrupsionit në krahasim me vendet e tjera evropiane dhe duhet të pritet që përmirësimi i vërtetë do të kërkojë më shumë kohë sesa në disa prej shteteve më të konsoliduara që synojnë të aderojnë në Bashkimin Evropian. Një studim i publikuar së fundmi nga TI e Kosovës thekson ndër të tjera se një problem themelor që bllokon përmirësimet në luftën kundër korrupsionit është mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në luftën kundër korrupsionit, pavarësisht nga një numër i iniciativave të ndryshme dhe strategjive të hartuara. Në konkludim, integriteti i përgjithshëm institucional dhe llogaridhënia janë vlerësuar si tejet të dobëta në Kosovë, dhe në mesin e institucioneve më të dobëta në këtë aspekt janë partitë politike, qeveria dhe gjyqësori dhe institucionet prokuroriale.

Shqipëria do të ketë një reformë radikale në sistemin e drejtësisë. Si mund të ndihmojë kjo në luftimin e korrupsionit në vend?

Nëse kjo reform arrin (të krijojë) një gjyqësor funksional, të pavarur, jot ë kontrolluar politikisht apo të influencuar, kjo mund të çojë përpara luftën kundër korrupsionit në një nivel të jashtëzakonshëm. Ose ndryshe: Pa një gjyqësor që dënon korrupsionin, lufta kundër korrupsionit nuk ka asnjë shans.

Si mund ta afrojë Shqipërinë më afër BE-së lufta kundër korrupsionit? Si mund ta ndihmojë Kosovën të afrohet më shumë me BE-në lufta kundër korrupsionit?

Komisioni Evropian e ka bërë shumë të qartë se kapitujt përmbyllës 23 dhe 24, që përfshijnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë parakushtet më bazike për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këta janë kapitujt që duhet të hapen të parët dhe që me shumë gjasa do të mbyllen të fundit ndërkohë që kërkojnë që vendi të tregojë një rrugë të dhënash të vërteta në luftën kundër korrupsionit dhe çështje të tjera. Kështu që, ulja e vërtëtë e niveleve të korrupsionit dhe mundësisë për korrupsion jo vetëm që do ta afrojë Kosovën dhe Shqipërinë më afër BE-së, por edhe do të jetë e nevojshme për tú dhënë të dy vendeve një mundësi reale për tu anëtarësuar në BE.

A shihni ndonjë përpjekje të qartë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri dhe Kosovë?

Në çdo vend, ka njerëz që po përpiqen të përmbushin rolin e tyre sa më mirë që munden, dhe me ndershmëri dhe me qëllimet më të mira. Megjithatë, këta njerëz janë ende larg nga masa kritike. Në përgjithësi, integriteti dhe përgjegjshmëria e zyrtarëve publikë është e ulët, llogaridhënia institucionale është e dobët, dhe ata që keqpërdorin sistemin dhe përdorin korrupsionin në avantazhin e tyre personal nuk janë ndëshkuar ende; kështu që edhe pse ka disa përpjekje pozitive herë pas here, strategjia e re anti-korrupsion në Shqipëri dhe përpjekjet për të vendosur mbrojtjen e informatorëve sigurisht llogariten në këtë drejtim. Megjithatë, këto përpjekje janë ende shumë të shpërndara për të ndikuar sistemin e korruptuar në përgjithësi

Si do ta krahasonit luftën kundër korrupsionit në Shqipëri krahasuar me pjesën tjetër të rajonit?

Kam frikë se më mungon informacioni I përditësuar lidhur me zhvillimet më të fundit për shkak të faktit se TI aktualisht nuk ka një organizatë partnere në Shqipëri. Megjithatë, në mënyrë të ngjashme me disa vende të tjera në rajon, disa përpjekje për të luftuar korrupsionin, p.sh. duke krijuar një qendër one-stop per biznesin e cila ul mundësinë për të kërkuar ryshfet, kur lëshohen licenca të ndryshme, apo ngritjen e një prokurimi elektronik përpara vendeve të tjera në rajon, zbeheshin gjithmonë nga ndikimi I paligjshëm politik i elitës në pushtet dhe nuk tregoi në fund efektin që ishte shpresuar. Në këtë kuptim, Shqipëria është pak a shumë tipike për rajonin.

Next Post

VIDEO/ “Legjendarja” Palin: Votoni Trump dhe të shkojmë t’i fusim një shkelm by.. ISIS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In