• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ti je pjesë e PD, s’mund të bësh debat me mua”, Zekthi-Boçit: Nuk mund ta refuzojmë vendimin e gjykatës

by A M
04/01/2024 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luçiano Boçi e cilësoi masën e marrë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha si një vendim të orientuar politikisht, argument që e kundërshtoi analisti Fitim Zekthi.

Në studion e “Opinion” këtë të Enjte, Zekthi theksoi se SPAK nuk duhet ta marrë parasysh aspak postin politik të dikujt që është nën hetim dhe se vendimi i Gjykatës është i parefuzueshëm. Nga ana tjetër, Boçi duke iu drejtuar Zekthit si demokrati-demokratit tha se ai nuk duhet të flasë në mënyrë të tillë për Berishën.

Fitim Zekthi: Unë mendoj se kjo gjuha se SPAK është politizuar është e gabuar plotësisht, unë mendoj se arritja e vetme që mund të ketë një shoqëri në faqe të dheut është që askush të mos jetë mbi ligjin. Nëse SPAK nuk e ka parë që Berisha është kryetar i foltores, ka bërë shumë mirë. SPAK duhet të jetë i verbër ndaj këtyre gjërave.

Luçiano Boçi: I verbër ndaj ngjarjes kriminale, jo ndaj njerëzve. Parashtroje tamam, kush është afera te zoti Berisha.

Fitim Zekthi: A ka mundësi të më lësh të flas, nëse ke ardhur të prodhosh fabrikë fjalësh…

Luçiano Boçi: E para e punës unë s’bëj debat me ty fare sepse ti je pjesë e PD dhe s’mund të bësh debat me mua sepse unë kam parime të qarta politike. I vetmi kundërshtar i imi dhe yti është Rama jo Berisha. Je përfaqësues i PD-së se e keni bërë ritual në çdo studio…

Fitim Zekthi: Për Zotin e madh nuk të shkon, është e papranueshme. Më lër të flas se është e padenjë për ty kjo gjë!

Luçiano Boçi: Mos ma përcakto sa i denjë jam unë!

Fitim Zekthi: Mos më ndërprit pra! Ka një etikë minimale që kur dikush flet dikush tjetër e dëgjon. Më lër të them atë gjë që di. Unë s’kam në kokë asnjë emër, por askush s’duhet të jetë mbi ligjin. Në ditën që gjyqtari nuk sheh postet në atë ditë është krijuar shoqëri civile. S’ka lidhje fare me zotin Berisha kjo punë, nga ’91 në Shqipëri janë marrë zvarrë njerëz hallexhinj dhe janë poshtëruar në burgje dhe kur vjen dita…

Luçiano Boçi: Po që mashtrojnë or burrë, duhet ta thuash dhe këtë…

Fitim Zekthi: Ditën që është krijuar kjo Prokurori dhe disa njerëz që janë konsideruar të paprekshëm shkojnë në gjykatë ne themi obobo. Ne nuk mund ta refuzojmë vendimin e Gjykatës, refuzohen teorikisht ligjet e padrejta që kanë të bëjnë me ndërgjegjien. Është e padëgjueshme të refuzohen vendimet e gjykatave. Dhjetëra teologë e thonë këtë gjë, sepse atëherë çdokush do të kishte të drejtë ta refuzonte dhe do ishim në kaos. Kjo është e para dhe nuk ka të bëjë me Berishën. Luçiano e tha unë vij nga një familje demokratësh. Këta që bëjnë këtë lloj mbrojtje nuk e duan Berishën, duan të përfitojnë nga situata politikisht. Po të dalim me këtë lloj retorike askush nuk dënohet. Nuk i bëhet nder as PD-së, as të djathtës me këtë gjuhë politike, kur dikush thirret për t’u hetuar. Kjo gjuhë hiperbolike nuk i duhet as Shqipërisë, nuk i duhet kurrë Sali Berishës. Unë do doja që Sali Berisha të gjykohet drejtë dhe të dalë i pafajshëm.

 

/a.d

Next Post
Sulm me armë brenda gjimnazit në SHBA, raportohen disa viktima

Sulm me armë brenda gjimnazit në SHBA, raportohen disa viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

6 gushti, seancë konstituive/ Analisti: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

6 gushti, seancë konstituive/ Analisti: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

July 24, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Nga humbja e besimit te Besa

July 24, 2026
Stuhi e fortë në Korçë,  Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

Stuhi e fortë në Korçë, Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

July 24, 2026
Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

July 24, 2026
Trajneri i Spanjës kritikon argjentinasit: Sjellje të papranueshme, nuk duhen lejuar…

Trajneri i Spanjës kritikon argjentinasit: Sjellje të papranueshme, nuk duhen lejuar…

July 24, 2026
U kap duke kultivuar kanabis/ Dënohet me 20 muaj burg “kopshtari” shqiptar në Angli

U kap duke kultivuar kanabis/ Dënohet me 20 muaj burg “kopshtari” shqiptar në Angli

July 24, 2026
Netanyahu drejt SHBA-ve me ftesë të Trump, takim mes dy liderëve të martën

Netanyahu drejt SHBA-ve me ftesë të Trump, takim mes dy liderëve të martën

July 24, 2026
Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

July 24, 2026
Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

July 24, 2026
Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In