• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ti, i shtrenjti miku im!

by A R
08/10/2021 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tonin Gjuraj

A arrin valle nje fotografi te te beje te perlotesh? A nuk ishte “ikja” (fizike) jote nje ngjarje prekese, qe na sfiliti zemren?

I shtrenjti miku im Gilman, per mua kjo foto mbetet nje thirrje malli, sa here i hedh syte gjate dites ne zyren time, ku e mbaj tash 5 vite, sa here flas me ty, kur qesh me veten, sa here kujtoj batutat e tua therese, ironine tende pse jo, kur “shihemi” sy-me-sy dhe duket se debatojme ashper, si dikur, per jeten, shoqerine, politiken, universitetin, futbollin, natyren, lartesite, Shkodren, Shiroken, Pentarin-fshatin tim te lindjes, biçikleten tende te mendimeve, e shume e shume sende te tjera pafund.

Ti na bere nder si institucion i dijes dhe kete UET nuk do ta harroje kurre! Pikerisht sot ne UET, kolegë e miq te tute, brenda dhe jashte UET, po debatojne per mendimin tend kritik, per legacy-n qe ti ke lene, per boten akademike, ate politike e mediatike.

Ah mik, ti ishe modeli i profesorit qe tejkalonte dijen per t’u lartesuar si qenie sociale. Ti kishe rrezatim intelektual e profesional kudo, etike komunikimi e ku di une çfare tjeter…

Vetem me keta rreshta, nuk mund dhe nuk di te shperfaqe plotazi shumedimensionalitetin tend, por thjesht po them disa fjale zemre….edhe nga Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi”, ku te kujtova sot, si nostalgji a mall per ty, qe une i kam si semundje ngjitese, here-here te pasherueshme.

Ti mik, kishe nje optike tenden per boten, unike, ndonjehere dhe te çuditshme, por qe veshtire ta kundershtonte dikush.

Studentet te adhuronin, sepse ti nuk njihje korrniza, “injoroje” strukturen apo rregullin (pse jo dhe superioret e tu), sepse ata merrnin prej teje ate çfare ata donin: zbavitjen, lirshmerine, aftesite e te shprehurit, arsyetimin logjik, lirine e mendimit e veprimit, mendimin kritik, por, mbi te gjitha, u jepje atyre natyren e gjalle. Sepse, me mesimin ne natyre, ti mik i ndihmoje ata te benin dallimin midis teresise se informacionit qe merret ne auditor dhe kuptimit te vertete te dijes natyrale, prakticitetit qe ti e adhuroje.

Shkrimet e tua sintetike, here-here te itheta, te perzgjedhura dhe te artikuluara mjeshterisht, na lidhnin pas teje, sepse ti zoteroje instrumentin e shprehjes dhe ate te gjuhes mjeshterisht, ndoshta si askush!

Ne fund, jam krenar mik qe, shume shoke, miq, kolege, te njohur e te panjohur, mendojne dhe kane bindjen e palekundur se miku yne i perbashket Gilman Bakalli shume shpejt ngjiti maja te larta publicistike, provokoi debatin publik per shume çeshtje, ruajti konseguencen ne qendrime, ishte terheqes ne fushen akademike, si dhe shfaqi mjeshtri te pashoqe ne te shkruar. Zbulimi si mik e vlere shoqerore me pasuroi dhe mua shume, o miku im i shtrenjte.

Per kete te jam mirenjohes.

Paç drite!

Next Post
Kim takon ministren e Financave: Forconi masat kundër pastrimit të parave dhe llogaridhënies

Kim takon ministren e Financave: Forconi masat kundër pastrimit të parave dhe llogaridhënies

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In