• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“T’i hedh trutë në erë”, shoqëruesi i financierit të Exchange rrëfen grabitjen

by A R
28/04/2016 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësi i sigurisë së agjencisë së këmbimit valutor, paratë e së cilës u grabitën para hotel “Sheraton”, tregon momentin e ngjarjes së tri ditëve më parë.

Besnik Xheka, punonjës sigurie i Exchange
Besnik Xheka, punonjës sigurie i Exchange

Ai rrëfen edhe detajet e udhëtimit nga zyrat deri te banka ku tërhoqën paratë. Besnik Xheka, i cili ishte bashkë me arkëtarin Sajmir Hasani në momentin që iu grabitën 180 mijë dollarë, këmbëngul që autorët, të paktën njëri, ishte i maskuar. Ai ka dyshime që mund të ishte edhe i armatosur.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Xheka tregon se autori e ka kërcënuar, duke i thënë të mos lëvizte, ndryshe do t’ia hidhte trutë në erë.

Çfarë detyre keni në agjencinë e këmbimit valutor? Jam punonjës sigurie. Nga ku jeni nisur dje (të martën), para se të ndodhte grabitja?

Jemi nisur nga zyrat e agjencisë, te bulevardi “Zogu i Parë”.

Sa vetë ishit?

Ishim tre. Unë, arkëtari Sajmir Hasani dhe shoferi Festim Hoxha.

E dije se për ku ishit nisur?

Nuk është se na u tha me saktësi se ku. Sajmiri, arkëtari, doli nga agjencia, unë isha jashtë dhe më tha që duhej të lëviznim me makinë deri diku. Hipëm në makinë dhe u nisëm. E pyeta nëse kishim shumë vonesë dhe më tha që nuk kishim më shumë se një çerek ore punë.

Gjatë kohës që lëviznit me makinë, keni biseduar me njëri-tjetrin për vendin se ku do të shkonit?

Jo, nuk kemi folur.

Po në telefon keni folur gjatë kësaj kohe?

Jo, jo. Asnjëri nga ne.

Po kur arritët te banka, si vepruat?

Jemi futur brenda parkingut të hotelit, domethënë e kaluam traun. Unë dhe Sajmiri zbritëm, ndërsa shoferi e rrotulloi makinën te rrethi aty brenda dhe tha se do të dilte jashtë traut që të na priste, në mënyrë që të mos paguante lekë për parkingun, që bënte 2 mijë lekë të vjetër.

Sa ishte shuma e parave që tërhoqët në bankë?

Atë nuk e di unë. E di arkëtari. Dhe unë nuk e pyeta, sepse nuk e pyes ndonjëherë. Unë shoqërues jam, nuk pyes ndonjëherë për çështje lekësh.

Po faturë mori nga banka?

Po, po, faturën e kishte në dorë dhe çantën, që kishte paratë.

Si ndodhi grabitja?

Po ecnim në këmbë, nga ku dolëm nga banka e deri te trau, pas të cilit kishte ndaluar shoferi që po na priste në makinë. Kur kemi qenë afër traut, pra në cep të lulishtes që është para hotelit, më është afruar një person dhe më ka mbështetur një objekt të fortë, diku afër brinjëve.

Ishte armë?

Nuk e pashë se çfarë ishte. Thjesht ndjeva diçka të fortë në brinjë dhe ai më tha: “Mos lëviz, se t’i hodha trutë në erë”. Nuk dija se çfarë të bëja e si të veproja.

A ishte i maskuar ky person?

Po. Kishte një çorape të errët të vendosur në kokë dhe vetëm sytë kishte jashtë. Kishte edhe kokore. Më pas më ka goditur me shkelm dhe nisi të vrapojë. U ktheva nga Sajmiri dhe e pyeta nëse e kishte çantën me lekë apo jo. Por ai më tha që ia morën.

E fiksuat dot drejtimin që mori ky person, se nga lëvizi pasi mori çantën?

Po. Ai iku në drejtim të stadiumit me vrap. Hipi në një motor dhe u larguan në drejtim të një lavazhi që është aty./Panorama

Next Post

Gjin Gjoni në "listën e zezë" të SHBA, sulmon ambasadorin në mbledhjen e KLD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

March 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 mars 2026

March 22, 2026
Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

March 22, 2026
KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

March 22, 2026
Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

March 22, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

March 22, 2026
Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

March 22, 2026
Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In