• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ti e gropose, je kriminele’’/ Përballja live për zhdukjen e të riut përmetar, fqinja-vëllait: E preka me dorë, por s’ta vrava

by Java News
10/11/2022 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të rënda dy ditë më parë, në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report TV në drejtim të familjes Tartari, se ka gisht në zhdukjen e 31-vjeçarit Arnold Shkozaj i vëllai u përball live në studio me fqinjën. Valbona Tartari ishte e pranishme në studio pasditen e kësaj të enjte, ndërsa mohoi të ketë dijeni për vendndodhjen e të riut nga Përmeti.

31 vjecari rezulton i humbur prej dates 31 korrik te ketij viti pasi kishte shkuar në shtëpinë e fqinjës. Kjo e fundit pretendon se e ka takuar të riun jashtë oborrit të shtëpisë së saj duke e shoqëruar deri tek ish-fusha e sportit aty ku humbi gjurmët.

Erges Shkozaj: Unë të akuzoj se ti e ke kapur me dorë duke qenë i sëmurë dhe nuk e ke çuar te mamaja.
Valbona Tartari: Po, e pranoj që e kapa me dorë dhe e çova tek fusha, por nuk ta vrava
Odeta Dume: E ke ndihmuar me veshje zonja Valbona?
Valbona Tartari: Jo!
Erges Shkozaj: E ke ndihmuar për ta groposur! Ti je kriminele
Valbona Tartari: Djali në oborrin e shtëpisë sime nuk është futur fare, ai ishte te makina, jashtë shtëpisë. Shkova, e mora nga krahu dhe e çova te fusha. Ai vinte në çdo orar te shtëpia ime, sepse ishte i pavetëdijshëm. Unë e çova te fusha, thirra nënën dhe nuk m’u përgjigj. Ai u fut midis gurëve, u ul aty dhe unë ika se nuk kisha njeri në shtëpi dhe nuk rrija dot aty. Atë ditë nuk kisha njeri në shtëpi, isha vetëm. Këta më akuzojnë për vrasje, gjë që nuk e kam bërë.

Erges Shkozaj: Atë ditë përse nuk i the nënës sime çfarë ndodhi, por zgjodhe një person që nuk flet me nënën time? Unë di që mamaja ime ka qenë në shtëpi dhe ti nuk e ke telefonuar fare. Babai im ka qenë rrugës kur ti e le atje, ndërsa tani thua ka qenë me bagëti, pse gënjen? Pse nuk e ke telefonuar mamin tim?

Gjatë debatit në studio, ndërhyri në një lidhje telefonike dhe nëna e të humburit, Fatushe Shkozaj, e cila e akuzoi fqinjën se ia ka vrarë e më pas ia ka zhdukur të birin.

Fatushe Shkozaj: Të gjitha çfarë thotë Valbona janë gënjeshtra!
Valbona Tartari: Edhe ato që thotë Fatushja për mua janë gënjeshtra.
Fatushe Shkozaj: Valbona e ka marrë brenda në shtëpi me vetëdije. Ajo ka thënë: “e mora nga makina”, pastaj ka thënë: “e kam marrë në shtëpi dhe i kam dhënë karamele”, pastaj më tha: “i kam ndërruar dhe shapkat”. Ajo është gënjeshtare, sepse në sy të prokurorit ka thënë gjëra të tjera. Ma kanë vrarë djalin dhe e kanë zhdukur, nuk e di përse, ndoshta për transplant.
Valbona Tartari: Moj kujt ia kam dhënë unë djalin tënd për transplant?! Ti njëherë thua e kam shitur njëherë thua e kam vrarë. Ai djalë ishte me probleme, nuk do ia bëja kurrë atë gjë djalit tënd.

31-vjeçari nga fshati Topojan i Përmetit doli nga banesa e tij herët në mëngjes rreth orës 08:00 pa njoftuar askënd, për të shkuar tek familja Tartari. Pas kërkimeve të bëra nga uniformat blu janë zbuluar gjurmët e fundit të 31-vjeçarit në shtëpinë e fqinjes së tij Valbona Tartarit, e cila është vënë nën hetim për zhdukjen e Arnoldit. Ajo është marr në pyetje për tri ditë me radhë nga policia./m.j

Next Post
“Kokat” e trafikut të drogës/ 42 të arrestuar në Itali, mes tyre dhe shqiptarë

“Kokat” e trafikut të drogës/ 42 të arrestuar në Itali, mes tyre dhe shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me kallashnikov në dorë nëpër rrugët e Kamzës, i riu terrorizon banorët

Me kallashnikov në dorë nëpër rrugët e Kamzës, i riu terrorizon banorët

June 26, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Mërkuri në prapavijë, Hëna e Plotë dhe Marsi trazojnë gjithçka! Ja çfarë na pret javën e ardhshme

June 26, 2026
Mbetën të bllokuara te “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen dy turistet holandeze

Mbetën të bllokuara te “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen dy turistet holandeze

June 26, 2026
VIDEOLAJM / Protesta e sotme para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja në kulmin e saj

VIDEOLAJM / Protesta e sotme para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja në kulmin e saj

June 26, 2026
Britania e Madhe thyen rekordin e ditës më të nxehtë të qershorit për të tretën ditë radhazi

Britania e Madhe thyen rekordin e ditës më të nxehtë të qershorit për të tretën ditë radhazi

June 26, 2026
Iljazi i “Shamikuqes”, ndahet nga jeta legjenda e kinemasë turke që emocionoi shqiptarët

Iljazi i “Shamikuqes”, ndahet nga jeta legjenda e kinemasë turke që emocionoi shqiptarët

June 26, 2026
Lamallari poston videon e Igballe Berishës: Në Shqipëri s’ka vend për khameneizëm!

Lamallari poston videon e Igballe Berishës: Në Shqipëri s’ka vend për khameneizëm!

June 26, 2026
VIDEOLAJM / Protesta hyn në ditën e 27, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

VIDEOLAJM / Protesta hyn në ditën e 27, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

June 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Protesta si stil jetese me qira

June 26, 2026
Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In