• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

T’i dalësh të keqes para, siç vetëm opozita di ta bëjë

by A R
26/09/2018 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Në Prokurorinë e Përgjithshme ka mbërritur përgjigja e laboratorit anglez sa i përket regjistrimit të pretenduar mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt. Të dhënat e para për mediat flasin për një rezultat aspak mbresëlënës. Më saktë, anglezët kanë dalë në përfundimin se materiali që u është dorëzuar ka prerje dhe ndërhyrje zërash. Ajo që pritej me kreshëri ishte nëse zëri i përket vëllait të ministrit të Brendshëm apo jo. Por edhe për këtë anglezët kanë dyshime në ekspertizën e dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Ditën e sotme, opozita që kryesohet nga Partia Demokratike ka nxjerrë një tjetër dëshmi. Jo në nivelin e përgjimit, por një pretendim para kamerave të oficerit Emiljano Nuhu. Mes shumë pretendimeve, ish-efektivi i Fushë Krujës hedh edhe një sërë akuzash nga Taulant Ballës dhe Artur Bushit. Shtimi i akuzave, pasi i ka dërguar një letër edhe krerëve të shtetit mbi ngjarjen, nuk i vjen aspak në ndihmë ndonjë hetimi konkret, përveçse shton dokumentet në dosjen e azil-kërkimit të Nuhut. Gjithësesi, loja që opozita ka zgjedhur të bëjë është e justifikuar. Së pari, sepse ajo nuk e pranon pavarësinë e organit të akuzës dhe kësisoj nuk ka përse t’i dorëzojë materialet atje. Së dyti, sepse qysh në vitin 2013, denoncimin e rasteve që edhe mund të jenë serioze, ia ka besuar Fejsbukut të Sali Berishës.

Për ta lidhur akuzën e sotme pikërisht me denoncimet e Berishës, ka një mospërputhje në kohë. Mjafton një kërkim në Google për të kuptuar se ngjarja mes djalit të deputetit Rrahman Rrahja dhe shtetases Xh.M është publikuar nga Berisha si e ndodhur në korrik 2018. Ndërsa Nuhu, ia faturon atë dhjetorit të vitit 2017. Që këtu nis dyshimi mbi vërtetësinë e deklaratave, sepse në ngjarje e treguar në dy kohë të ndryshme ose i vjen në shërbim Berishës në korrik, ose i duhet Nuhut që të ketë ndodhur në dhjetor.

Të kthehemi tek aspekti politik i ditës. Ardhja e përgjigjes së anglezëve për ‘Babalen’ sigurisht që ka vajtur më parë në PD sesa në media. Materiali i Nuhut i publikuar pikërisht sot, shton dyshimin se opozita po përpiqet t’i dalë të keqes para dhe të ngrejë një furtunë tjetër mediatike e politike. Raporti i laboratorit pritet të zbardhet në vijim dhe më pas agjencitë ligjzbatuese duhet të mbajnë fjalën që kanë paralajmëruar; Se nga kjo ngjarje nuk do të dalë njeri pa u “lagur”.

Politika duhet të mësohet se çdo gjë e ka një kufi. Në një demokraci ku jeta e shqiptarëve vështirësohet dita-ditës nga retorika e politikës, ka nevojë për pak qetësi. Për një ligj që ndalon shpifjen, për një ndëshkim të atyre që ua nxinë ekranin shqiptarëve me deklarata të neveritshme nga mëngjesi e deri në mëngjesin e ditës tjetër. Ky vend ka edhe gjëra të bukura për të treguar dhe nevoja më të mëdha. Opozita mund ta mbushë ditën, fjala bie, duke denoncuar moshën e lartë të daljes në pension. Sikundër qeveria mund të na i kursejë cicërimat në Twitter si përgjigje serioze ndaj opozitës. Sepse zullumi këputet duke u trashur…

JavaNews.al

Next Post
Nëna mbyll në dollap foshnjën e vdekur për 5 vite

Nëna mbyll në dollap foshnjën e vdekur për 5 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In