• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thyhet skulptura në Tiranë, bashkia: Projektet për veprat e artit nuk ndalen

by A R
18/08/2017 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që një qytet të jetë i mirë nuk duhet vetëm që të ketë një Bashki që punon, por edhe qytetarë të përgjegjshëm, që i respektojnë rregullat, që e mbajnë pastër ambientin dhe mbrojnë investimet publike.

Por, ndërsa Bashkia e Tiranës në këto dy vite i ka dhënë një ritëm tjetër punës për transformimin e qytetit, investimet që ajo ka bërë jo gjithmonë janë ruajtur nga qytetarët. Përkundrazi, në disa raste ato janë dëmtuar në mënyrë të qëllimshme nga qytetarë të papërgjegjshëm, të cilëve me sa duket e bukura ua vret sytë. Rasti më i fundit është ai vandalizimit të veprës së artit që u vendos para një jave në sheshin përballë godinës së Gjykatës së Lartë.

Siç shihet edhe nga fotoja, persona të paidentifikuar kanë shkatërruar njërën pjesë të skulpturës, e cila u realizua falë projektit të Bashkisë së Tiranës për të financuar punimet e studentëve të arteve. Një sjellje që nuk i nderon qytetarët e Tiranës, të cilët duhet të jenë në mbrojtje të investimeve që bëhen me paratë e tyre.

Nga Bashkia e Tiranës na thonë se skulptura e dëmtuar do të restaurohet menjëherë në bashkëpunim me studentët e arteve, ndërkohë që projekti do të shtrihet edhe në zona të tjera të Tiranës, si një mënyrë e mirë për të pasuruar parqet dhe hapësirat e qytetit me vepra arti, por edhe për t’i dhënë mundësi krijuesve të rinj që të bëjnë realitet idetë e tyre.

(Marrë nga Lexo.al)

Next Post
Ja pse sinqeriteti është politika më e mirë?

Ja pse sinqeriteti është politika më e mirë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com