“L’Équipe” raporton se sulmuesi ndërkombëtar francez, Wissam Ben Yedder, ka rënë dakord për kushtet personale kontraktuale me Monaco, duke u transferuar në Principatë për shumën 40 milionë euro.
Futbollisti nuk ishte në stërvitje me Sevilla ditën e djeshme, ndërsa ka kaluar vizitat mjekësore te klubi i Ligue 1 dhe është zyrtarizuar sot aty për 4 sezonet e ardhshme. Manchester United po e ndiqte sulmuesin, gjithashtu, këtë verë, por është Monaco, ajo që e ka fituar garën. 29-vjeçari shënoi 70 gola në ndeshje për “Los Hispalenses”.
Ia vlen të evidentohet një fakt në këtë lëvizje, që lidhet me rekordin e Sevilla, sa i takon shitjes së futbollistëve. Andaluzët përfituan nga Barcelona 37 milionë euro për kartonin e Dani Alves, 11 vite më parë. Ky çmim do të tejkalohet nga francezi me origjinë nga Tunizia, që u ble nga spanjollët e La Liga-s për vetëm 9.5 milionë euro nga Toulouse.