• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thyhet “Ohri”/ Daçiç lobon kundër pavarësisë së Kosovës në Azi, a e shkeli marrëveshjen?

by Java News
08/04/2023 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lobimi kundër Kosovës në njërën anë, mungesa e draftit për Asociacionin në anën tjetër janë vetëm dy nga problematikat që tashmë kanë dalur në terren e që po shihen si potencialisht shkelje të marrëveshjes së dakorduar ndërmjet palëve.

Përderisa për formimin e Asociacionit Kosova është ende brenda afateve ligjore, në anën tjetër politika e jashtme e Serbisë, veqse ka filluar takimet me vende të ndryshme, duke kërkuar nga to lojalitet e mos njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq gjatë një vizite në Taxhikistan, është deklaruar se ky shtet nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës.

Marrëveshja e dakorduar në Bruksel e më pas edhe në Ohër, ndërmjet Kosovës e Serbisë, e që sipas të gjitha parametrave del të jetë ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

“Në bisedimet me zyrtarët e Taxhikistanit u konfirmua edhe një herë mbështetja e Taxhikistanit për integritetin dhe sovranitetin tonë territorial dhe u tha qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, thotë ministri Daçiq, raporton KosovoOnline.

Madje Ai u mburr se Serbia tashmë e ka forcuar politikën e jashtme kur bëhet fjalë për Kosovësn.

“Daçiq shtoi se Serbia e ka forcuar pozitën e saj në politikën e jashtme kur është fjala për Kosovën.”

Ai tutje është shprehur se kohëve të fundit Serbia e ka anashkaluar këtë rajon, por se sipas tij këto shtete janë tradicionalisht të afërta me Serbinë e se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Vizita në Taxhikistan ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, duke pasur parasysh, siç thashë gjatë vizitës në Uzbekistan dhe Kirgistan, se Serbia ka lënë pas dore rajonin e Azisë Qendrore, i cili është shumë i rëndësishëm, ku janë pesë vende jashtëzakonisht miqësore dhe tradicionalisht të afërta me ne, të cilat janë ana jonë kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit tonë territorial”, tha shefi i diplomacisë serbe. Asnjë nga ato vende nuk do ta njohë Kosovën dhe do të vazhdojë të mbështesë qëndrimet parimore të Republikës së Serbisë”, ka përfunduar Daçiq.

Presidenca e Kosovës e “denoncon” Daçiqin

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani ka thënë se kryediplomati serb, Ivica Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, Vela ka thënë se ky është veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit katër të marrëveshjes me Kosovën.

“Serbia do të shkelë nenin katër nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë.” – tha ai.

Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus.

Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën.

Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë!

Çka thotë neni 4 dhe 5 i marrëveshjes

Neni 4 dhe 5 i marrëveshjes së dakorduar në Bruksel e i shoqëruar nga aneksi i Ohrit, e përcakton se Kosova dhe Serbia nuk mund ta përfaqësojnë palën tjetër në sferën ndërkombëtare e se Serbia nuk do të kundërshoj Kosovën për tu anëtarësuar në asnjë organizatë.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, ose do të inkurajojë të tjerët të bllokojnë përparimin e palëve në rrugët e tyre perspektive drejt BE-së bazuar në meritat e tyre. Të dyja palët duhet të respektojnë vlerat e përmendura në nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.

Thirrja për zbatim

Zbatimin e marrëveshjes në përpikmëri e kanë kërkuar pothuajse të gjithë akterët ndërkombëtar të përfshirë në proces.

Nga Sekretari Amerikan i shtetit Blinken, ambasadorët e ShBA-ve në Kosovë e Serbi, si dhe shumë diplomatë e udhëheqës të shteteve më të fuqishmë në botë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Senatin amerikan, kishte folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të dakorduar më 18 mars në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Blinken ka thënë se me arritjen e kësaj marrëveshje, shtete mosnjohëse, konkretisht pesëshja e BE-së, do të bëjë lëvizje drejt njohjes.

“Fakti që të dyja shtetet tani e arritën këtë marrëveshje, dhe duke supozuar se do ta zbatojnë atë, do të lëvizë 5 vendet e BE-së drejt njohjes së Kosovës” – ka deklaruar sekretari Blinken.

Më tej, ai ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë është bërë një progres.

“Është një progres që është bërë mes Kosovës dhe Serbisë. Konkretisht një marrëveshje është arritur vikendin e kaluar, për të implementuar një udhërrëfyes në rrugën drejt normalizimit.”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovernier gjithashtu ka bër thirrje që urgjentisht të zbatohet marrëveshja, dhe atë në përpikmëri.

Para së gjithash, unë do të thoja se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë dhe natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen. Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës,”- është shprehur Hovenier.

Anipse i mungon nënshkrimi i palëve, tashmë një gjë është sqaruar mirë e mirë. Marrëveshja është ligjërisht e obligueshme.

Mbase më i zëshmi në këtë “sqarim” që nga fillimi ishte Emisari special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili duke folur në lidhje me marrëveshjen e Ohrit e theksoi qartë një gjë të tillë.

Në një diskutim virtual me gazetarë, diplomati amerikan u shpreh se pajtimi i arritur në Ohër është marrëveshje “në të gjitha aspektet” dhe se si e tillë është “ligjërisht e obligueshme”.

“Rruga evropiane (e të dyja vendeve) është jashtëzakonisht e kushtëzuar nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje,” – u shpreh z. Escobar në fjalën e tij.

Sipas tij, ishte e rëndësishme që Kosova të niste draftimin e versionit të saj për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe./nacionale

Next Post
“Kam ankth, s’kam motiv dhe nuk duroj dot”/ Ja cili banor ka vendosur të dalë nga Big Brother!

"Kam ankth, s'kam motiv dhe nuk duroj dot"/ Ja cili banor ka vendosur të dalë nga Big Brother!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

September 9, 2026
Gjermania do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë, Pistorius: Rusia s’do ketë sukses! Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve të tyre

Gjermania do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë, Pistorius: Rusia s’do ketë sukses! Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve të tyre

September 9, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë, sot dita vendimtare! A do dalë dot Kuvendi nga bllokada, rifillon procesi i konstituimit

September 9, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët? 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së

September 9, 2026
Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

September 9, 2026
FOTO/ Shpërthen depozita e pikës së karburantit pranë “Brrylit” në Tiranë, disa punonjës të plagosur, shembet një godinë një katëshe! Ja për çfarë dyshohet

Tre punonjësit e plagosur nga shpërthimi në karburantin te “Brryli” dërgohen te Trauma, Ministria e Shëndetësisë zbulon si është gjendja e tyre

September 9, 2026
FOTO/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

FOTO/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

September 9, 2026
“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale

“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale

September 9, 2026
Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 600 fluturime pas defektit në sistemin e kontrollit ajror, qindra mijëra pasagjerë orë të gjata pasigurie

Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 600 fluturime pas defektit në sistemin e kontrollit ajror, qindra mijëra pasagjerë orë të gjata pasigurie

September 9, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Rubio paralajmëron Teheranin: Për çdo sulm ndaj anijeve amerikane, Irani do të humbasë cisterna!

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com