Mbrëmë është djegur vetura e këngëtares së njohur, Adelina Berisha. Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini”, ndërsa burime të “IndeksOnline” mësojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00, ku sipas këtij burimi një person ka thyer xhamin e veturës dhe ka hedhur benzinë.
Ky burim gjithashtu tregon se janë fqinjët ata që e kanë parë teksa digjet vetura e këngëtares dhe pa hezituar e kanë lajmëruar Adelinën e cila po qëndronte në shtëpi me familje. Policia është duke u marrë me rastin ku ende nuk dihet se kush ka bërë këtë gjest ndaj veturës së këngëtares së njohur Adelina Berisha. “IndeksOnline” ka kontaktuar këngëtaren por ajo nuk ka dashur të prononcohet pasi sipas saj nuk ka idenë së kush do mund të bëjë një gjë të tillë.
ma.me