Enkelejd Alibeaj nga “Djathtas 1912”, i ftuar në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli në A2 CNN, ka bërë një analizë ndaj mënyrës si funksionon pushteti i kryeministrit Edi Rama dhe ndaj kulturës politike shqiptare.
“Një bande nuk i dilet përballë me një bandë tjetër,” tha Alibeaj, duke iu referuar aleancave të interesit që sipas tij kanë mbizotëruar politikën shqiptare që prej vitit 2013.
Ai theksoi se zgjidhja mund të vijë nga një model ndryshe, moral dhe politikisht i pastër. Sipas tij, shumica dërrmuese e shqiptarëve, përfshirë edhe socialistë, nuk e duan më Edi Ramën, megjithatë frika dhe apatia i kanë bërë njerëzit të heshtin. “Ky publik ynë ka treguar që ndaj dhunës ul kurrizin. Kështu vazhdoi 40 vite diktatura,” deklaroi ai.
Alibeaj shtoi se ndonëse Rama ka “gjakftohtësi dhe mjeshtëri në ushtrimin e pushtetit”, ai përdor mekanizma të butë për kontroll. “Të blen, nuk të rreh. Të gjen pikën e dobët, por nuk të vret. Ka ndodhur më përpara”, u shpreh ai në Off The Record me Andrea Dangllin.
Alibeaj theksoi se shqiptarët shiten dhe frikësohen sepse nuk shohin një alternativë të besueshme. “Nuk shohin një projekt, një fytyrë të re që nuk tradhton. Ndaj duhet një ofertë ndryshe, një model që të rikthejë besimin”, tha ai.












Rama ka vrarë njerëz për 30. Mijë lek të vjetra…,ka lënë në mjerim 791000 pensionistë.Kërcënimi i popullit me Gogolin e Urisë quhet ndryshe edhe Krim kundër njerëzimit sipas OKB-SË Po ti more Alibeaj pse S’ia the ndonjëherë këto fjalë Sali Berishës…ishte Saliu që të bëri ministër, deputet,kryetar të grupit parlamentar..
etj.I pafytyrë dhe i paskrupullt.Unë Berishën s’dua t’a shoh me sy…por Ti,i je borxhli gjithë jetën…Të kam ditur xhihadist se mbaje mjekrën si sjap xhihadi,u çudita që ishe jurist…(Flas për fillimet e tua…ktheje kokën pas dhe shiko kush ke qenë….dhe je trimëruar sot…Ti qofsh!)
O Alibej m…i