• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Thuaj Edit të bëjë vaksinën”, Rama ndan sekretin: Princi i Emirateve i kishte lënë porosi të vëllait

by
03/04/2021 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka ndarë për herë të parë një histori të pathënë në lidhje me një porosi që Princi i Emirateve të Bashkuara kishte lënë për të.

Në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, kreu i qeverisë tregoi se kur ishte në Emiratet e Bashkuara, princi kishte lënë porosi që ai të vaksinohej me vaksinën kineze. Madje Rama, i cili është vaksinuar me “Pfizer’ tha se do ta bënte patjetër edhe vaksinën kineze.

Mes të tjerash kryeministri ndau edhe një sekret, ku tha se prindërit e bashkëshortes së tij, Linda Rama, ishin infektuar me COVID.

Pse hezituat prej fillimit për vaksinën ruse e kineze?

Ka qenë një proces shumë dinamik procesi i sigurimit të vaksinës. shumë dinamik edhe shumë hatashëm nga pikëpamja e përpjekjeve, konfuzionit dhe kacafytjeve mes vendeve. Pra, nëse do më thoshin na jep një imazh se si ka qenë unë do jepja sherret për të hipur një autobus në momentet e pikut. E keni parasysh që mblidhen të gjithë njerëzit te dera, dhe kush do futet, kështu kanë qenë shtetet për të marrë autobusin e vaksinës. Dhe ne nuk jemi nisur nga një pozitë e favorshme, ne nuk jemi Gjermani, nuk jemi Franca nuk jemi Britania. Ne jemi një vend modest edhe në përmasa. Jemi një vend jo i fuqishëm. Jemi një vend që gjendemi në zemër të Europës, por është një zemër e Europës që ende nuk është e integruar në trupin e Europës. Është si kjo ku jemi, një mur. Ne u gjendëm tamam kështu, të rrethuar me mur, për faktin se BE nuk na bëri pjesë të skemës së shpërndarjes së vaksinave dhe kapërcimi i këtyre mureve për të siguruar vaksinën ishte një detyrim por edhe një aventurë pasi fakti është që sot ne jemi vetëm një nga dy vendet në një kolektiv prej 6 vendesh që kemi hyrë në vaksinimin masiv. Të tjerët janë në fazën e dozave simbolike. Dhe në fillim ne siguruam kontratën me Pfizer dhe ishim optimist që do mund të siguronim vaksinat që janë të aprovuara nga EMA duke ndjekur të njëjtën linjë me BE. Kini parasysh se Shqipëria ka ndjekur të njëjtën linjë me BE, edhe kur kanë qenë vende të tjera. Por ne pamë që kjo gjë nuk ishte e mundur, jo për shkakun tonë por për shkak të faktit që nuk ka vaksina të mjaftueshme. Me këtë punën e vaksinën u bë një situatë ‘o mete për vete’, kur i thonë, por gjëja që duhet kuptuar është se nuk është se ne i kishim vaksinat kineze ose ruse dhe nuk po i merrnim. Nuk është se ishin në pazar dhe nuk po shkonim t’i merrnim, nuk kishte. Dhe rruga drejt tyre nuk ka qenë një rrugë direkte. Ka qenë një rrugë indirekte me shtete të tjera, me partnerë të tjerë. Dhe falë këtyre partneriteteve që në kohë normale janë kritikuar e janë përqeshur ne arritëm edhe të sigurojmë vaksinën kineze dhe të sigurojmë doza të mëdha. Vaksina kineze ka një kredibilitet shumë të lartë. E para sepse Turqia, një vend që të gjithë e respektojnë si një nga historitë më të admirueshme të suksesit për transformimin e shëndetësisë, po vaksinon me këtë vaksinë dhe po ka shumë sukses. Emiratet e bashkuara, Arabia Saudite, Bahreini dhe gjithë vendet e Gjirit, po vaksinohen me atë vaksinë dhe po kanë goxha sukses. U hap llafi dhe për hir të të vërtetës në mënyrë shumë të poshtër nga doktor Saliu dhe pastaj nga të tjerë që vaksina kineze është vdekje prurëse, që kinezët vetë e kanë të ndaluar për moshat mbi 60 vjeç, që kinezët na kanë çuar edhe ne një letër e na thonë mos e përdorni për mbi 60, që vaksina qenka e skaduar, nuk e di se ku gjendet në shpirtin njerëzor një zonë kaq e zezë që mund të prodhojë të tilla fjalë për t’i përhapur në eter, në kushtet kur njerëzit janë në ankth, dhe kanë nevojë për mbështetje e siguri. Ajo që dua të them është se kinezët nuk filluan nga lart poshtë, por filluan nga vaksinimi i krahut të punës. dhe faktikisht pjesën 60+ e lanë për më pas.

 

 

Nëse nuk do të ishit vaksinuar me Pfizer do ta bënit vaksinën kineze?

Do e bëja patjetër dhe po ju them një sekret të vogël, për kënaqësinë e bisedës. Kur unë isha në Emiratet e Bashkuara, dhe u takova me ministrin e Jashtëm, sepse Princi atë ditë nuk ishte aty, kishte lënë porosi të vëllait, sepse ai është ministër i Jashtëm, i kishte thënë ‘thuaj Edit të bëjë vaksinën’. Dhe ai më tha që vaksina është perfekt. Vaksina kinezë ka një metodologji tjetër, është bërë në rrugën tradicionale, nuk është si rruga inovative e dy vaksinave të tjera. Nga pikëpamja e tundimit, sepse unë kam një problem të kahershëm, që i vogël me astmën alergjike, që në fillim më tregohej nga ata që unë konsultoj, si një rrezik i madh nëse do merrja Covidin, që duhet të ruhesha dhe sigurisht që dëshira dhe tundimi ishin shumë të forta, por unë nuk mund ta bëja dot këtë gjë sepse unë jam Kryeministri i Shqipërisë dhe nuk mund të bëj kurrë gjëra të tilla, duke shfrytëzuar detyrën dhe lidhjet për shkak të detyrës për të patur një privilegj. Nuk e kam thënë, por ne kemi patur probleme në shtëpi me prindërit e Lindës me Covidin dhe nëse do e kisha konceptuar detyrën time si privilegj, patjetër që do isha vaksinuar. Ashtu sikundër që Linda mund të ishte vaksinuar, por askush nuk e ka bërë pikërisht sepse ndryshe i bie të jem njësoj si të tjerët. Por nuk si të tjerët, ndaj po them ‘PO’, do ta kisha bërë me shumë qejf vaksinën kineze por u detyrova të pres momentin kur ta kishin shqiptarët dhe pastaj e bëra vetëm për të thënë që vaksina nuk ka problem. Siç e kanë bërë shumë kolegë në vende të tjera./ b.h

Next Post
Koalicion me Bashën apo Kryemadhin pas zgjedhjeve? Rama i prerë: Me LSI-në asnjëherë

Koalicion me Bashën apo Kryemadhin pas zgjedhjeve? Rama i prerë: Me LSI-në asnjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In