• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Thjeshtohet marrja e lejeve të ndërtimit në Bashki, penalizohen ish-komunat

by Aalison Pearse Stevens
09/04/2016 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush kërkon një leje ndërtimi në njësinë administrative bashki, e ka më të thjeshtë ta marrë atë, krahasuar me dikë që kërkon leje ndërtimi në ndonjë ish-komunë. Sipas një vendimi të muajit mars të Këshilli Kombëtar të Territorit, në rastet kur ndërtimi kërkohet të bëhet në ish-komuna, atëherë do të duhet konfirmim nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Në fund të këtij vendimi të KKT-së, janë bërë dy saktësime që i takojnë kësaj kategorie.

“Për NJQV me status Bashki (sipas ndarjes së vjetër administrative), dhe për të cilat kanë qënë miratuar Instrumentet e Planifkimit Vendor nga KKT, bëjmë me dije se nuk kanë nevojë për konformitet nga ana e AKPT-së, sipas nenit 45 gërma a) të VKM-së nr.672 datë 29.07.2015 “Për një ndryshim në Vendimin Nr. 408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”. Për NJQV me status Komunë (ndarja e vjetër administrative) dhe për të cilat mund të kenë pasur IPV të miratuara nga KKT, bëjmë me dije se duhet të marrin konformitet nga ana e AKPT-së”-thuhet në vendim.

I njëjti vendim përcakton procedurat e ngarkimit të dosjes së aplikimit për pajisje me leje zhvillimi/ndërtimi në Regjistrin e Integruar të Territorit nga autoritetet vendore. Këshilli Kombëtar i Territorit më datë 30.07.2015 mori Vendimin “Për përcaktimin e rregullave dhe proçedurave që do të ndiqen nga autoritetet e zhvillimit të territorit për shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi-zhvillimi deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore”, ku ndër të tjera vendosi që deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore, autoritetet e zhvillimit të territorit lejohen të japin leje ndërtimi vetëm për këto raste përjashtimore: punime të infrastrukturës; struktura publike; ndërhyrje me karakter emergjent; objekte për interes publik, shtetëror dhe kombëtar; struktura me funksion prodhues, industrial, përfshirë këtu ato me material porositës; struktura me funksion turistik; struktura në funksion të prodhimit, përpunimit dhe distribucionit të produkteve bujqësore dhe blegtorale; banesa individuale/njëfamiljare, kërkuar nga pronari i truallit për strehimin primar të tij me sipërfaqje totale ndërtimi deri në 250m2 ; shtesa në banesa individuale/njëfamiljare ekzistuese, deri në masën 50% të sipërfaqjes së tyre totale të ndërtimi, raporton shqiptarja.com.

Bashkitë pa plan zhvillimi
Lezhë
Kurbin
Krujë
Kukës
Dibër
Durrës
Vorë
Shijak
Kavajë
Rrogozhinë
Divjakë
Ura Vajgurore
Poliçan
Skrapar
Gjirokastër
Vlorë
Himarë
Sarandë
Konispol
Librazhd
Përrenjas
Cërrik
Pogradec
Korçë
Tiranë
Shkodër

Procedura për marrjen e lejes së ndërtimit, gabimet që s’duhen bërë

Pas depozitimit të dokumentacionit nga aplikuesi pranë sportelit të shërbimit, autoriteti i zhvillimit verifikon nëse dokumentacioni është i plotë brenda 5 ditëve nga paraqitja e tyre. Brenda këtij afati shqyrton: Identitetin e nënshkruesit dhe faktin nëse është person i legjitimuar për të paraqitur kërkesën; Plotësimin e plotë dhe të saktë të të gjithë të dhënave të detyrueshme të formularit të kërkesës për leje zhvillimi/ndërtimi; Paraqitjen e të gjitha dokumenteve shoqëruese të detyrueshme si dhe pagesën e shërbimit/aplikimit. Autoriteti vendos mospranimin e kërkesës nëse nuk përmbush një nga përcaktimet e mësipërme.

Nëse dokumentacioni i domosdoshëm është i plotë atëherë autoriteti i zhvillimit vijon me hapjen e dosjes ligjore dhe ngarkimin e tyre në Regjistrin e Integruar të Territorit (RIT) sipas hapave të mëposhtme.  Së pari, bëhet plotësimi i Formularit të kërkesës për leje zhvillimi/ndërtimi me të dhënat që përmban dosja për zhvillimin e propozuar. Pasi plotësohet, formulari siglohet nga autoriteti përgjegjës i planifikimit, protokollohet dhe skanohet. Numri i protokollit do të shërbeje dhe si numër reference për hapjen e dosjes ligjore në RIT. Në Regjistrin e Integruar të Territorit, duhet të bëhet hapja e dosjes ligjore për kërkesën e paraqitur për zhvillimin e propozuar, përkatësisht tek nyja “Akte Ligjore”.

Për krijimin e dosjes së re vijohet me plotësimin e të dhënave si: Numri i dosjes ligjore, i cili duhet të jetë numri i protokollit me të cilin u protokollua Formulari i Kërkesës për Leje Zhvillimi/Ndërtimit; Data, e cila do të jetë data e regjistrimit të kërkesës për zhvillim në RIT; Titulli i dosjes ligjore, duhet të jetë ai i projektit i shkruar ne formularin e kërkesës; -Statusi i dosjes. Deri në miratim të kërkesës për leje, statusi do të jetë “Në shqyrtim”. Pas marrjes së vendimit nga kryetari i NJQV-së, statusi do të jetë “Në fuqi”; -Institucioni, i cili e miraton këtë kërkesë për zhvillim.

Dokumentacioni i nevojshëm për leje ndërtimi

a) kërkesa për leje ndërtimi, sipas formularit tip
b) dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në një zhvillim, përfshirë marrëveshjet midis pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta;
c) fragmenti i hartës së parcelës/ave ku do të kryhet zhvillimi, I rilevuar nga topograf I licencuar;
ç) plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese;
d) projekti teknik arkitektonik dhe i peizazhit, sipas rastit, në 2D dhe 3D, përfshirë eliminimin e barrierave arkitektonike;
dh) projekti konstruktiv
e) projekti i instalimeve që përfshijnë ato hidrosanitare, elektrike, ngrohje, ventilim, mbrojtje nga zjarri, eficiencë energjetike, shkallë emergjence;
ë) grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit;
f) preventivi;
g) deklarata e projektuesit të licencuar, sipas shtojcës B, për
përputhshmërinë e projektit me dokumentet e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit në fuqi dhe me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, përfshirë dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe higjieno-sanitare;
gj) lejet, licencat, autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit të posaçëm sektorial, sipas rastit;
h) mandatpagesa/t e tarifës/tarifave të aplikimit, për të gjitha proceset e shërbimit me një ndalesë.

Next Post

Përmbysja në Champions, Zidane i lë të gjithë pushim sot, veç Ronaldos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi efektivë ke kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi efektivë ke kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In