• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Thjesht si Veza e Kolombit

by
13/09/2015 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thjesht si Veza e Kolombit

Një javë më parë PD-ja dorëzoi në parlament një inisiativë ligjore për dekriminalizimin dhe pothuaj në të njëjtën kohë krijoi dhe një komision partiak pikërisht për dekriminalizimin. Një lloj filtri i parë që do t’i shërbejë opozitës për të penguar rrjedhjen dhe depërtimin tek ajo të elementëve me të shkuar kriminale, të dyshimtë apo edhe me arsim të papërshtatshëm, për të mos thënë me diploma të falsifikuara. Dy akte që të paktën formalisht janë plotësisht seriozë: i pari si një mënyrë për të krijuar pengesë ligjore për të “ligën” që e ka bërë të tillë gjithë politikën në përgjithësi dhe i dyti, si një akt moral që e nis një punë të tillë nga vetë subjekti.

Në variantin e parë ligjor janë mbi një dyzinë nenesh të Kushtetutës që ndryshojnë dhe më pas, ndryshime të tilla reflektohen edhe në ligjin zgjedhor. Një punë gjigante, e cila është më shumë se një detyrë juridike për t’u zgjidhur dhe që mund të inkorporohet edhe në reformën për drejtësi, e cila duket se kërkon me domosdo edhe ndryshime kushtetuese. Pra, qasja me gërshërë, filispanjë, gjilpërë mbi dokumentin themelor të shtetit, nevojitet të bëhet njëherë e mirë dhe me një qasje tërësore e mundësisht shteruese për një kohë të gjatë.

Diskutimi nëse është gjetur apo jo zgjidhja më e mirë juridike për të penguar depërtimin në politikë të elementëve më të shkuar kriminale, pastaj është tjetër histori. Madje tjetër histori është edhe diskutimi nëse një gjë e tillë bëhet me ligj apo me mënyra të tjera. Për shembull, nëse komisioni i sapongritur në PD dhe që do të drejtohet nga Halim Kosova do të jetë i suksesshëm, kjo parti nuk do të kishte pikën e nevojës që t’i drejtohej neneve të ligjit ajo vetë propozon. Për të mos shkuar me thellë, por një deputet që propozohet fillimisht si kandidat, nuk është një parashutist që zbret papritur në oborrin e një partie. E cila pastaj duhet të investigojë që nga diploma e tij e deri tek e shkuara nëse…larg qoftë ka bërë burg për prostitucion apo për trafik droge. Historia ka një thjeshtësi ulëritëse që duket se ngatërrohet vetëm me dashje. Ajo çfarë do të duhej të ishte ajka e shoqërisë, presupozohet që është e njohur për publikun dhe me jetë të njohur nga publiku. Pa zona të errëta disa vjeçare, fjala vjen, në emigracion dhe pa miliona që zakonisht nuk qarkullojnë në bankë. Secili nga ta që propozohet të bëjë punë të mëdha për shtetin, si rregull duhet të ketë bërë më parë dhjetra punë të vogla. Dhe hyrja në Kuvend do të duhej të ishte pothuaj fundi i një karriere politike dhe jo fillimi i saj. Por ky nuk është rregulli për Shqipërinë, vendin që diplomën e “politikanit” e barabit mendjelehtësisht me një mandat të dhuruar deputeti në sallën e kuvendit. Si të gjitha punët që komplikohen fort në Shqipëri, edhe kjo i ngjan Vezës së Kolombit, me një recetë fare të thjeshtë zgjidhjeje: mjafton që të paktën tre burra në Shqipëri, Rama, Meta e Basha të vendosin që të mos e qasin këtë kategori “votuesi” në ftesën për t’u votuar lista e tyre. Një vullnet i tillë i përbashkët është shumë më i fortë, shumë më i dobishëm dhe shumë më lehtësisht i zbatueshëm sesa më shumë se një dyzinë ndryshimesh kushtetuese.

Ka ca gjëra që merren me mend. Për shembull, askujt nuk i shkon në mend që të bëjë ligj detyrimin për t’u ulur në karrige dhe jo në tavolinë. Sepse gjithkush e di një gjë të tillë. Kush vepron ndryshe, shkel një akt moral, por të pashkruar kund. Thjesht sepse nuk është e nevojshme. Kurse në rastin e dekriminalizimin, këtë të vërtetë kaq të thjeshtë, kërkohet kodifikimi në ligj. Kolombi do të kishte vepruar ndryshe. Vetëm nëse Rama, Meta e Basha do të donin të bënin të kundërtën nga ai: të lundronin drejt lindjes për të vajtur në perëndim! /L. V.

Next Post

Gangsterët e mafies, të përjetësuar në filma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In