• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

This is not a miracle…, yet!

by Java News
15/05/2025 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervin Lera

Nesër, 16 maj, për herë të dytë në Tiranë, mbahet një takim (Samiti i Komunitetit Politik të BE), me një rëndësi të veçantë dhe në një moment shumë të veçantë. Jo më kot, Edi Rama, u shfaq përgjatë një muaji si njeriu përcaktues për të çuar Shqipërinë (si thotë vetë ai për të vënë në tavolinën e BE, karriken e Shqipërisë), në BE. Përveç se me votën e qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, më fort se kaq, me një takim të posaçëm, në zemër të Tiranës, nën hijen e Skënderbeut (kjo e fundit e huazuar), shumëkush mund të thotë se kjo është një mrekulli integrimi ose integruese, por njëkohësisht edhe shumë intriguese për aq shumë shqiptarë në Shqipëri dhe jashtë saj.

Por vetë protagonisti, Edi Rama, nuk po përfshihet dhe nuk po ulërin e as po shkul flokët (në mënyrë figurative se nuk përmendet berberi në shtëpinë e qerosit), se kjo është një mrekulli, dhe për këtë duhet ende të përkrahet dhe të mbështetet. Duhet më shumë se të përkrahet dhe të mbështetet, sepse mbi të gjitha, duke lënë mënjanë, meritën për sa dhe si po përballet me presionin legjilativ/administrativ/menaxherial dhe politik të kushteve dhe kërkesave të pafundme të BE, me shumë këmbënguje po arrin të organizojë, përveç përmbushjes së detyrave, edhe punën për të bërë atë që një ditë me plotë gojën, edhe pse vonë, më vonë nga sa duhej, do të mund të gjithë të themi: this is a miracle of being europians.

Samiti i të premtes, 18 maj, ndoshta do të kalonte shumë në heshtje disa vite më parë, ndoshta do të trumpetohej si a miracle of freedom, por sot, ai takim shihet vetëm si një tregues i këmbënguljes dhe përkushtimit europian shqiptar. Vlerësimet e atyre pjesëmarrësve të pranishëm deri tani, se është Shqipëria që tregon dhe demonstron stabilitetin europian ballkanik, është një mbështetje që tejkalon çdo ankesë (më saktë do ishte të quhej sabotim) nga ana e disave të përmbledhur në një të vetëm, që nuk ju ka mbetur më as edhe një hije e mrekullisë së dikurshme të lirisë apo çdo faktori tjetër që sjell një arritje të dëshiruar.

This is not a miracle yet, dhe nuk do të jetë e tillë derisa të vijë vendimi përfundimtar, për të shpërblyer çdo përpjekje, punë apo dëshirë të një populli të përfaqësuar keq dhe gabimisht deri tani (deri kur përfaqësimi ishte në nivel të mjerueshëm provincial), dhe që shpërthente në ekstazë edhe për dhuratat që i bëheshin). Kur Shqipëria humbi shansin më të mirë që sot të ishte e barabartë me 25 shtete të tjera në BE, pas disa vitesh u shpërblye me anëtarësimin në NATO. Sot, (ose pas 3-4 vitesh), nuk duhet dhe nëse ndodh, nuk do të shpërblehet për rastin e humbur para disa vitesh, por për këmbënguljen dhe përkushtimin, punën dhe seriozitetin, për të arritur atë që i është mohuar nga provincializmi politik i aq shumë viteve, që më në fund nuk është më tipar i Shqipërisë politike, apo i drejtimit politik shqiptar.

Prandaj edhe fitorja e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, Samiti i të premtes 18 maj, nuk janë përfundimisht një fitore, nuk janë ende deri në fund ajo që plotëson kuadrin e dëshirave, mundësive dhe të ardhmes së Shqipërisë. Por, patjetër që të gjitha këto, aq sa është bërë me punën për integrimin dhe mbështetjen e arritur deri tani (kjo shprehet në çdo prezantim dhe deklaratë të udheheqësve më të lartë të shteteve të BE dhe të vetë BE), afirmimi i drejtimit europian të Edi Ramës për të qënë zëri shqiptar, pse jo edhe ballkanik në Europë për Shqipërinë dhe Ballkanin europian, nuk janë pak dhe meritojnë edhe më shumë mbështetje se vetëm 83 mandate deputetësh në parlament.

Për të gjitha sa janë arritur dhe po bëhen deri më tani, të gjithë duhet të mendojmë njësoj deri në momentin kur të kalojmë vijën e finishit, se duhet ende të angazhohemi, përkushtohemi dhe të vazhdojmë rrugën e nisur drejt suksesit. Prandaj, edhe e vetmja deklaratë që nënkuptohet deri tani, bashkë me fitoren e shumicës absolute parlamentare është; this is not a miracle…, yet…

Next Post
Zarfe në pika bastesh?! Balla sqaron se çfarë ka ndodhur në Greqi me votat e emigrantëve

Zarfe në pika bastesh?! Balla sqaron se çfarë ka ndodhur në Greqi me votat e emigrantëve

Comments 2

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    Një shkrim me këmbë në tokë. Një shkrim i së vërtetës. Por jo se e zbuloi një gazetar, por se një gazetar e ka pranuar realitetin. Bravo.

    Reply
  2. ppa says:
    1 year ago

    Vertete shkrim me kembe ne toke, por pa qene nevoja te perdor kaq shume thonjeza (paterica)!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Trump do të ketë shumë probleme”, Shala: Amerikanët janë shumë të ndjeshëm për çështjet e sigurisë

November 3, 2026
Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

November 3, 2026
Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

November 3, 2026
Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

November 3, 2026
“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

November 3, 2026
Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

November 3, 2026
Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In