• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrjet kundër Kosovës në Serbi, FFK: Do ankohemi në UEFA

by Os De
11/10/2025 23:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ndeshjes Serbi 0-1 Shqipëri në Leskovac, tifozët serbë hodhën thirrje raciste kundër shqiptarëve si ‘vrite shqiptarin’ apo ‘Kosova është Serbi’. Për këtë ka reaguar edhe Federata e Kosovës e Futbollit, që thotë se do e dërgojë çështjen në UEFA. 

Njoftimi i plotë nga FFK:

FFK dënon thirrjet kundër Kosovës dhe banderolat provokuese në ndeshjen Serbi – Shqipëri

Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit me flamurin serb mbi hartën e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm. FFK vlerëson se veprime të tilla bien ndesh me frymën sportive, me parimet e respektit dhe me vlerat që UEFA dhe FIFA përfaqësojnë.

Në këtë drejtim, FFK do të paraqesë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar që të ndërmerren masa të qarta dhe të rrepta ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë për këto akte të përsëritura, që dëmtojnë imazhin e futbollit dhe cenojnë parimet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Njëkohësisht, Federata e Futbollit e Kosovës uron Kombëtaren e Shqipërisë për fitoren e merituar 1:0 ndaj Serbisë, një fitore që pasqyron karakterin, përkushtimin dhe forcën e futbollit shqiptar.
Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të mbrojë me dinjitet vlerat e sportit, të respektit dhe të barazisë mes popujve, duke kërkuar që çdo fushë futbolli në Evropë të jetë vend i lojës dhe jo i urrejtjes. 

Next Post
(VIDEO) Operatori shqiptar shoqërohet nga policia/ Festoi me bluzën e Kombëtares në Serbi

(VIDEO) Operatori shqiptar shoqërohet nga policia/ Festoi me bluzën e Kombëtares në Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

November 4, 2026
Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

November 4, 2026
Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

November 4, 2026
Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

November 4, 2026
Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

November 4, 2026
Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In