Asambleja e Partisë Socialiste është shoqëruar me batuta dhe incidente të vogla. Pasi një anëtare kërkoi fjalën duke e ndërprerë kreun e PS, një thirrje “Rama ik” është dëgjuar nga kodrat e liqenit. Ishte një kalimtar që ndërpreu kështu Ramën.
Përmes batutave, Edi Rama i është përgjigjur rastit në fjalë, shkruan javanews.al
“Çfarë ka? Iliri ishte? Ilir prit se do vij dhe tek ti” – tha Kryeministri.
Kujtojmë se mbledhja e Asamblesë së PS zhvillohet në ambient të hapur, tek Amfiteatri i Tiranës.
/javanews/a.r