• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Thirrje për drejtorin e Përgjithshëm të Arsimit Parauniversitar’/ Ministrja e Arsimit paralajmëron ndryshime për Maturën Shtetërore

by
23/04/2022 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije sot se është shpallur thirrja për drejtues të drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

“Kemi nevojë dhe për një frymë të re në drejtimin e institucioneve tona arsimore, duke nisur nga ministria, më pas në drejtorinë e përgjithshme të arsimit para universitar e më pas në cdo nivel të hierarkisë.

Kemi nevojë për frymë energji të reja, për kontribute të reja. Drejtoria e përgjithshme e arsimit parauniversitar ka bërë punë kolosale, institucion i ri, ishte sfidë, ka përballuar me sukses tërmetin, pandeminë, e vështirësi të tjera.

Në vijim të punës që është bërë për shkak të nevojës për energji të reja e ritme të reja sot kemi shpallur thirrjen për drejtues të drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar”, u shpreh ministrja.

Sa i takon drejtimit të institucioneve, ministrja Kushi theksoi se “do jemi shumë rigoroz dhe sa i takon inspektimeve”.

“Vitet e fundit inspektimet nuk kanë qenë në nivelin e duhur në gjithë institucionet arsimore, inspektimet, vlerësimet, monitorimet janë aspekt shumë i rëndësishëm për të identifikuar problematikat e përmirësuar më pas.

E dimë nevojën për drejtues të aftë e profesionistë, nuk është nevojë jo vetëm në Shqipëri por në gjithë vendet. Roli i drejtuesit është kyç për performancën e këtyre institucioneve.

Nisur nga kjo nevojë në 2019 u krijua shkolla e drejtorëve që garanton trajnim të detyrueshëm për aktualët e ata aspirantë. Mendoj që nuk mjafton vetëm profesionalizmi, duhen dhe karakteristika të tjera, përvoja, integriteti dhe ajo që mund të jetë më e rëndësishme përkushtimi, pasioni dashuria për arsimin, pra 4 cilësi që një drejtues i institucioneve arsimore duhet patjetër ti ketë.

Kjo është sfida që ne të kemi drejtues të aftë dhe të suksesshëm. Jam e bindur që këta njerëz i kemi”, tha ministrja.

Kushi u ndal edhe tek matura shtetërore dhe provimet.

Ajo dha porosi që “mos na përsëriten problematikat e kaluara”.

“Një moment kyç ka qenë hartimi i testit, ne i jemi rikthyer metodës për hartimin e testit në kushtet e një sigurie të lartë por duke përfshirë mësuesit më të mirë, që testet t’i përgjigjen e reflektojnë programin e gjithçka që nxënësit kanë bërë.

Grupi i punës ka parë dhe gjithë kuadrin ligjor të procesit që të bëjmë përmirësimet për vitet në vijim. Kemi material për disa ndryshime që do bëjmë jo për këtë mature por vitet e ardhshme. Sapo të kemi vendimmarrje do i bëjmë publike që nxënësit të informohen në kohën e duhur për maturën shtetërore për vitet e ardhshme apo vitet që do vijnë”.

/b.h

Next Post
Pushtimi i PD nga Berisha, ‘karantinimi’ përballë SHBA e partia e re e Bashës

Berisha pranon publikisht mashtrimin me gjyqin ndaj Blinken, gjyqtari i Parisit s'gjykon dot persona jashtë Francës e me imunitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com