• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD shpall Këshillin Euroatlantik, një KOP i ri?!

by Java News
06/05/2023 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ME PËRGJEGJËSINË DHE ANGAZHIMIN TONE qytetar si individë, me paanshmërinë tonë për objektiva të zakonshme të karrierës politike, ne, nënshkruesit e kësaj thirrjeje, të përfshirë në mënyrë konstante në jetën publike, me një lidhje shpirtërore  secili prej nesh me Partinë Demokratike, i jemi përgjigjur ftesës së Kryetarit, Enkelejd Alibeaj, për të ndërtuar Këshillin Euroatlantik të Partisë Demokratike si një organizëm këshillimor.

NE JEMI TË SHQETËSUAR se pushteti i gjatë i Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama ka krijuar tiparet e një regjimi  klientelist, që gjithnjë e më pak ka të bëjë me vlerat themelore të demokracisë, me parimet e sundimit të ligjit, ndarjes demokratike të pushteteve,  zgjedhjeve të lira dhe konkurrencës së lirë, decentralizimit, transparencës, llogaridhënies. Braktisja masive e vendit tej çdo koeficienti  të lëvizjes  së lirë, sidomos nga të rinjtë, është pjesa më e dukshme mbi ujë e ajsbergut të pasojave. Ndërkohë që opozita e qendres së djathtë  vuan pasojat e  bojkoteve, të mosrinovimit dhe mosreformimit të saj,  të përçarjes, të axhendave personale të disa prej drejtuesve të saj në mbivendosje të interesit publik, të  krizës së  identitetit në disa vektorë të saj. Si e tillë, jo vetëm nuk  ia shkurton, por ia zgjat ditët regjimit në fuqi.

NE MENDOJMË  se zhvillimet kritike dhe dramatike brenda  Partisë Demokratike,  sidomos këto dy vitet e fundit, që kur SHBA shpallën nongrata ish Presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe ai ndërmori pas kësaj përfshirjen e Partisë Demokratike në çështjen e tij, kanë krijuar një mjegullnajë të pazakontë në politikën dhe shoqërinë shqiptare, duke nxitur një retorikë antiamerikane dhe antiiperëndimore të panjohur gjatë këtyre viteve të demokracisë, majtas dhe djathtas, të trashëguar nga regjimi i Enver Hoxhës dhe rishtare.

NE POHOJME DHE APELOJNE që ekuivoket për orientimin gjeopolitik dhe vënia në diskutim e përkatësinë euroatlantike të PD-së, të djathtës shqiptare dhe të çdo subjekti tjetër, nga kushdo që të provokohet dhe në çfarëdo lloj forme të shërbehet,  duhet të refuzohen  me mençuri dhe pa asnjë hezitim nga  forcat e ndriçuara të shoqërisë, të cilat kanë qenë dhe mbetën gjithnjë shumicë gjatë këtyre tri dekadave të fundit, duke ruajtur si sytë e ballit  busullën perëndimore të vendit.

NE KËRKOJMË  DHE APELOJME që Partia Demokratike dhe të gjitha strukturat e saj, nga lidershipi deri në bazë, të ndjekin me vendosmëri  përcaktimet  statuore dhe misionin historik të krijimit të PD-së si parti euroatlantike, t’u rezistojnë dhe të kthejnë mbrapsht retorikat, sulmet dhe goditjet që u vinë nga korente antiamerikane dhe antiperëndimore në vend, të cilat kupola e qeverisë socialiste i shfrytëzon  qoftë  për të relativizuar para  partnerëve amerikanë dhe perëndimorë rekordet negative të qeverisjes së saj, qoftë për të penguar konsolidimin e së djathtës shqiptare dhe shndërrimin e saj në alternativë reale për rrotacionin aq të nevojshëm të pushtetit në Shqipëri.

Kjo vendosmëri është sot jetike dhe ne mbështesim çdo faktor në Partinë Demokratike, çdo kandidat për  kryetar bashkie apo këshilltar, të cilët po luftojnë gjatë kësaj fushate elektorale në rrethana mjaft të vështira për të përfaqësuar vullnetin e demokratëve të lirë dhe njerëzve të lirë në këtë vend.

ME BINDJEN  se euroatlantizmi është atdhetarizëm, demokraci, siguri dhe zhvillim për sot dhe për  brezat; është sovranizmi dhe vetëvendosja jonë më reale dhe me begatuese në kuadrin  e integrimit në familjen e kombeve të lira,

NE  BËJMË THIRRJE  që publiku shqiptar, zgjedhësit në përgjithësi,  elektorati gri dhe e djathta euroatlantike, pra jo thjesht anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike,  t’i përgjigjen me mbështetje veprimit dhe alternativës së PD për të mbrojtur demokracinë dhe  parimet e shoqërisë së lirë,  kundrejt çdo përpjekjeje për keqorientim të shoqërisë shqiptare apo të së djathtës shqiptare për nga Lindja. Një përgjigje kësisoj bëhet më imperative në kushtet e një agresioni shumë të madh të forcave jo dashamirëse ndaj Shqipërisë, që ashtu  si në disa  vende të rajonit dhe Europës, synojnë të krijojnë  turbullira, të diskretitojnë demokracinë, të largojnë vendin tonë nga kursi perëndimor, nga aleanca dhe miqësia e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Perëndimin. Ne u bëjmë thirrje demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht, plot vetëdije, besim e largpamësi në zgjedhjet 14 maj për t’i dhënë votën  kësaj alternative,  për ti dhënë mundësi PD-së të ringrihet, të bashkohet e të rritet si forcë fituese e ndryshimit.

Historia jonë e njëqind viteve të fundit  dhe virtyti i mirënjohjes na thonë se një lëvizje antiamerikane në trojet shqiptare është e do të ishte një turp kombëtar dhe njerëzor. Të njëjtën gjë  na  thotë e ardhmja jonë dhe e brezave. Sepse SHBA janë për ne, sikurse për gjithë planetin, ylli polar i lirisë dhe demokracisë.

NE MBËSHTESIM dhe kërkojmë që pas zgjedhjeve të 14 majit ekipi drejtues i Partisë Demokratike  të  nisë menjeherë riorganizmin, refomimin  dhe rivitalizmi të PD-së,  t’i hapë rrugën, siç ka lajmëruar vetë, një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës të konkurrimit për organet e reja të PD në ruajtje të vlerave të qendrës së djathtë  dhe busullës euroatlantike të saj, krijimit të premisave për ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe të zhvilluar me parime demokratike.

Po ashtu, ky këshill beson se reformimi i thellë i sistemit tonë politik përmes ndryshimeve të thella kushtetuese,  për një sistem të ri elektoral të hapur dhe konkurrues dhe balancim e ndarje funksionale pushtetesh është baza dhe platforma për të ringritur shpresën dhe gjendjen demokratike në Shqipëri.

Vendin i duhet njëherë e përgjithmonë rrotacioni real i pushtetit si  alternim  dinamik e jetëdhënës i programeve dhe njerëzve  dhe jo mënjë stafetë autokratësh që vetëm i thellon plagët e demokracisë dhe shoqërisë shqiptare.

Si përfundim, ky Këshill angazhohet të ndihmojë, mbështesë, advokojë në jetën publike shqiptare, pranë parterëve ndërkombëtarë, këtë orientim të Partisë Demokratike dhe të ndikojë që procesi pas 15 majit të shkojë drejt ndërtimit të një partie të madhe, alternativë demokratike e pushtetit, e cila të vërë në jetë së bashku me faktorë të tjerë politikë ndryshimin dhe reformimin e sistemit politik, për të kaluar qartësisht në një demokraci funksionale dhe ekonomi të zhvilluar të tregut të lirë në Shqipëri, siç kanë qenë idealet e themeluesve të PD, Lëvizjes së Dhjetorit 1990 dhe kontribuesve të saj në 33 vite.

 

 

  1. Edmond Trako
  2. Eduard Prodani
  3. Fatos Hoxha
  4. Gjergji Hani –
  5. Marcel Hila
  6. Neli Demi
  7. Nevila Nika
  8. Omer Stringa
  9. Preç Zogaj
  10. Rushdi Keci
  11. Vasil Gjika

 

 

Tiranë, me 5 maj 2023

Next Post
“Zoti e mbrojtë Mbretin Charles!”/ Ceremonia e kurorëzimit në Kishë, bëhet betimi

“Zoti e mbrojtë Mbretin Charles!”/ Ceremonia e kurorëzimit në Kishë, bëhet betimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

February 9, 2026
Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

February 9, 2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

February 9, 2026
“Manipulimet i kam parë me video”, kandidati i PD: Po u rinumërua Tirana, ndryshon renditja në listë!

Zyrtari i PD: Ne qendruam 333 ditë te rrugica e Berishës, por ngujimi në shesh do ca kushte që s’i kemi!

February 9, 2026
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

February 9, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In