• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrje antishqiptare në protestën e simpatizantëve të Gruevskit para KSHZ-së

by Java News
17/12/2016 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra mbështetës të partisë maqedonase në pushtet VMRO DPMNE-së të drejtuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, po protestojnë përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).Komisioni po shqyrton ankesat e parashtruara nga partia maqedonase në opozitë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, për parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve dhe veçanërisht për procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

“Planifikojmë të qëndrojmë këtu derisa anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të mos i verifikojnë rezultatet e fitores së VMRO DPMNE-së me dy deputetë në epërsi kundrejt LSDM-së”, është shprehur një nga protestuesit e sotëm para KSHZ-së.

Ndryshe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka punuar mbrëmë deri në orët hershme të mëngjesit me protestuesit – përkrahës të VMRO DPMNE – që në vazhdimësi kanë brohoritur thirrje kërcënuese dhe fyese ndaj shqiptarëve si: “shqiptarë të mallkuar!”, për shkak se opozita maqedonase ka siguruar një numër të konsiderueshëm të votave nga elektorati shqiptarë.

Njohësit e çështjeve politike, konsiderojnë se pas gjuhës së shprehur të urrejtjes nga simpatizantët e partisë maqedonase VMRO DPMNE, kjo parti duhet të kërkojë falje publike, ndërkohë që organet e gjyqësisë duhet të nxjerrin përpara drejtësisë ata që nxisin gjuhë të urrejtjes.

“Çdo parti politike shqiptare para se të fillojë bisedimet për çfarëdo lloj koalicioni të përbërjes qeveritare duhet të kërkojë nga VMRO DPMNE të kërkojë falje sepse gjatë tërë kohës ka bërë fushatë bazuar në albanofobi, gënjeshtra për shqiptarët dhe të gjitha këto janë bërë zyrtarisht.

Ky është minimumi që duhet të bëjë VMRO DPMNE, është të detyrohet të kërkoj falje. Gjuha e shprehur e urrejtjes në Maqedoni paraqet vepër penale dhe organet e drejtësisë duhet sa më parë të veprojnë në këtë drejtim”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë, Ramadan Ramadani, aktivist për të drejtat e njeriut, drejtues i organizatës joqeveritare NISMA.

Masës së tubuar gjatë natës së kaluar para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i janë drejtuar edhe zyrtarë të lartë të VMRO DPMNE-së të cilët janë kërcënuar me zemërimin e popullit nëse anëtarët e KSHZ-së siç janë shprehur “nuk e respektojnë fitoren e VMRO DPMNE-së”.

“Nuk do të lejojmë që në tavolinë të gjelbër dikush t`ia vjedh fitoren VMRO DPMNE-së”, ka theksuar Ilia Dimoski zyrtar i lartë i VMRO DPMNE-së.

Temellko Ristevski, profesor universitar, konsideron se është parë qartë se protestat para KSHZ-së në formë të drejtpërdrejtë janë të drejtuara nga partia e Nikola Gruevskit, por ky veprim jo vetëm që krijon presion ndaj KSHZ-së, por do të dëmtojë në masë të madhe vetë partinë, tha ai.

“Vlerësoj kështu sepse nëse i pamundësohet KSHZ-së që të marrë vendime në formë të pavarur dhe nëse konsiderohet se anëtarët e KSHZ-së kanë qenë të detyruar të marrin vendim që t’i hedhin poshtë të gjitha ankesat e parashtruara, atëherë Gjykata Administrative në bazë të kësaj të shfuqizojë të gjitha vendimet e KSHZ-së”, vlerëson Ristevski.

Ndërkaq, dy partitë Lëvizja Besa dhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, parti këto që paraqitën ankesa në KSHZ, kanë bërë të ditur se ankesat në afatin e paraparë ligjor do t`i parashtrojnë edhe në Gjykatën Administrative.

Siç thonë ata, ka pasur “parregullsi gjatë ditës së votimit veçanërisht gjatë procesit të numërimit të votave dhe këtyre dy partive u janë hequr pa të drejtë së paku nga dy deputetë”, përgatiti “REL”. (b.an)

Next Post
Forumi i Gruas Socialiste zhvillon sot zgjedhjet me parimin “1 anëtar 1 votë”

Forumi i Gruas Socialiste zhvillon sot zgjedhjet me parimin "1 anëtar 1 votë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In