• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja për Vettingun/ Si po i nxit ambasada amerikane juristët që të aplikojnë

by Java News
04/02/2017 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ambasadori amerikan Donald Lu e ka sjellë sërish në vëmendje reformën në drejtësi, por këtë herë me një thirrje për shqiptarët. Më saktë, me një thirrje për të gjithë juristët që mund të përmbushin kushtet për t’u bërë pjesë e organeve të reja të Vettingut. Procesi i hapur pak ditë më parë përfundon të enjten, më 9 shkurt, por Top Channel mësoi se deri tani kanë aplikuar vetëm 6 persona, ndërkohë që numri i vendeve që duhen plotësuar është 27, 12 në komisionin e pavarur të kualifikimit, 7 në kolegjin e apelimit, 2 komisionerë publikë dhe nga 2 zëvendësues për secilin organ.

Përvoja e deritanishme për aplikimet në institucionet e reja të drejtësisë apo dorëzimin e formularëve për Vettingun ka treguar se veprimet janë kryer në orët e fundit të skadimit të afatit. Megjithatë, për të nxitur pjesëmarrjen, thirrjes së Avokatit të Popullit, i është bashkuar edhe ambasadori amerikan Donald Lu. Në faqen e ambasadës në “Facebook”, ambasadori ka postuar një thirrje për shqiptaret patriotë, të kualifikuar që të aplikojnë për të shërbyer në komisionet e Vettingut.

Kriteret ligjore për të qenë kandidat janë 11. Ato hapen me kushtin e parë, diplomimin si jurist dhe përshkallëzohen me standardet shumë të larta profesionale dhe morale të kandidatëve. Pjesë e kërkesave është edhe vjetërsia në punë në fushën e të drejtës, të mos ketë qenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, të mos ketë qenë anëtar apo bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, të mos jetë mbi 65 vjeç, si dhe të njohë shumë mirë anglisht që, në fakt është edhe një kërkesë kushtetuese, për shkak të bashkëpunimit të ngushtë me operacionin ndërkombëtar të Monitorimit.

Kandidatët për organet e Vettingut, nëse zgjidhen, duhet të përmbushin edhe një kusht shtesë nga njerëzit e tjerë të drejtësisë. Komunikimi i tyre me telefon dhe çdo mjet tjetër elektronik duhet t’i nënshtrohet monitorimit të vazhdueshëm nga Byroja Kombëtare e Hetimit. TCH

ma.me
Next Post
VIDEO/ Testi i mbijetesës së ushtarëve amerikanë në liqenin e akullt

VIDEO/ Testi i mbijetesës së ushtarëve amerikanë në liqenin e akullt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In