• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja nga përtej vdekjes e të vetëvrarës

by Edmond Arizaj
13/02/2024 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Arizaj

Nuk e di se çfarë do të ndodhë me “tik-tokerin me skoliozë”, tashmë në arrest. Do e dënojnë, do e burgosin, do e varin, nuk ka asnjë rëndësi. Për mua.

Një nënë i mungon fëmijës së saj. Dënimi, apo mëshirimi i tij nuk e kthen më pas. Por, vdekja e saj, pendimi i saj, mund të jetë një thirrje, një ulërimë, një klithmë për të gjitha gratë e vajzat që e shohin tik-tokun dhe tik-tokerët si mundësi fame, biznesi, përfitimi, argëtimi, duke vënë në lojë trupin dhe pak momente adrenaline nga ndjekja e mijëra të panjohurve, që jo pak herë është kthyer në përndjekje, me raste tragjike madje.

Ende hetimet nuk kanë dalë në përgjigjen, që sipas meje është thembra e Akilit për zbardhjen e ngjarjes që tronditi vendin: Si dreqin vallë u shkrep ajo foto? Si djallin një grua e bukur dhe e re, një nënë, ndoshta në debate me të shoqin, “zgjedh” për (hamendësime) hakmarrje, për pagesë, për famë, apo (nuk e imagjinoj dot) dashuri, një mashkull jo fort tërheqës.

Këtu ka një mister, që duhet ta zgjidhin hetimet. Mund të shtoja edhe kërcënim, drogim, shantazhim, por foto nuk ma lejon krejtësisjt këtë hamendje. Por sido të jetë, shpresoj e vërteta duhet të dalë sa më shpejt për të qetësuar pak shpirtra të vrarë, e mijëra shpirtra të tjerë të trazuar.

Megjithatë për mua thirrja e saj është aq kumbuese për veshët e grave dhe vajzave: Çlirohuni, mos e shihni mashkullin “e famshëm” si shpëtim të halleve tuaja, mos e jepni trupin tuaj për një kokëshkrepje, mundohuni të fitoni lirinë tuaj ekonomike sepse ajo u sjell dinjitetin, respektin, barazinë, mundësinë e zgjedhjes dhe të jetës. Mos kaloni thjesht nga “zinxhirët” e babit në atë të “meshkujve”. Tik-toku është thjesht pasqyra e realitetit “të panjohur” shqiptar, që shfaqet herë pas here me lajmet për burgosjen e gruas, rrahjen, plagosjen, dhuninin, përdhunimin, vrasjen, poligaminë, mburrjen për “dashnoret”…

Shoqëria e egër shqiptare nuk do t’ju fali. Do t’ju gjykojë, edhe të vdekura. Nuk jemi emancipuar, madje kemi regres me ç’duket përditë në trajtimin e gruas dhe vajzave. Ndaj ju duhet të luftoni vetë, mos prisni nga të tjerët. Siç e shihni më shumë njerëz mblidhen poshtë ballkonit të Saliut se sa për vdekjet e të ngjashmeve tuaja. Secila duhet të bëjë luftën e saj. Mos e zgjidhni rrugën e lehtë. Keni shembuj plot për të ndjekur, madje edhe në tik-tok.

PS: Ndoshta shumë nga mediat serioze mund ta rimendojnë sadopak ripublikimin e fotos së asaj gruaje, për hir të fëmijës, familjes dhe efekteve që ndjell në publik.

Next Post
“Rama mund të kapë 100 mandate”/ Gjekmarkaj: Pa Berishën s’ka zgjidhje, me të s’ka fitore

Gjekmarkaj: Berisha është shefi i opozitës dhe opozita është më e madhe se PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In