• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Thirrja e Merkel për BE: Pa bashkëpunim nuk përballohet konkurrenca ndërkombëtare

by Java News
26/01/2018 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja Merkel bën thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë të shteteve të BE-së në politikën e jashtme. Pa një rakordim më të fortë nuk është e mundur përballja në konkurrencën ndërkombëtare, tha ajo në Davos.

“Politika e jashtme europiane e unifikuar nuk është zhvilluar sa duhet”, kritikoi kancelarja Angela Merkel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Por kjo është e domosdoshme, sepse një pjesë e madhe e konflikteve globale “zhvillohen në pragun e portës sonë”, theksoi politikania krisitandemokrate. Si shembull ajo përmendi konfliktin në Siri. Gjatë përpjekjeve për një zgjidhje atje BE-ja pothuajse nuk ka luajtur asnjë rol.

Si një arsye tjetër për një bashkëpunim më të intensifikuar brenda BE-së ajo përmendi konkurrencën ndërkombëtare. Në radhë të parë ekonomikisht BE-ja duhet “të zhvilllohet më fuqishëm”. Kësisoj duhet patjetër të përfundojë sa më shpejt tregu i brendshëm digjital, sepse edhe SHBA-ja dhe Kina po avancojnë shpejt.

Të forcohet unioni bankar

Unioni bankar duhet të realizohet dhe Eurozona duhet forcuar kërkoi Merkel. Po ashtu BE-ja duhet të marrë më shumë përgjegjësi ndaj Afrikës dhe në konfliktet si në Irak dhe në Libi. Merkel u shpreh për reforma të mëtejshme në BE dhe në Eurozonë: Fondi Financiar i Shpëtimit, mekanizmi ESM, duhet të zhvillohet në një Fond Monetar, “pa hequr dorë prej kompetencave ekonomike të FMN-së”,  bëri të qartë ajo.

Me vendosmëri kundër ekstremizmit të djathtë

Merkel e quajti krizën e Euros si një sfidë qendrore për Europën, e cila në përgjithësi është menaxhuar. Ndryshe qendron puna me migracionin. Nëse shumë njerëzve u krijohet përshtypja, se atyre po u hiqet diçka, atëherë ky është “një argument që e shfrytëzojnë ekstremistët e djathtë”. Që kjo të mos ndodhë, duhet të shmangen dobësia ekonomike dhe papunësia e lartë.

Bashkëpunim efektiv

Në nivel global Merkel u shpreh prerazi kundër izolacionizmit dhe proteksionizmit. Pa e përmendur presidentin e SHBA-së Donald Trump, Merkel tha, se “izolimi nuk e çon botën përpara.” Ndonëse multilateralizmi është një biznes që kërkon kohë, në fund të fundit është më i arsyeshëm një bashkëpunim i vendeve për zgjidhjen e problemeve, si në rastin e ndryshimit të klimës.

Italia i tërheq vëmendjen Trumpit

Duke iu referuar politikës së Trumpit “America first” kryeministri italian Paolo Gentiloni u shpreh me fjalë të qarta: eshtë në rregull që politikanët të mbrojnë qytetarët e tyre, firmat dhe ekonominë kombëtare, por ka  kufij. Këto kufij ceken, kur është fjala për rregullat e tregtisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ky kuadër duhet të mbahet në funksionim dhe nuk duhet të trazohet, theksoi kreu i qeverisë italiane. Ai të premten (26.01) do të mbajë një fjalim, që pritet me interes, lidhur me çështjet e tregtisë. Kritikët e akuzojnë Trumpin për proteksionizëm. Këtë javë presidenti i SHBA-së njoftoi, se do të vendosë dogana të reja për makinat larëse dhe impiantet e energjisë diellore, për të krijuar ose për të ruajtur vendet e punës në SHBA./DW

a.ç

Next Post
Bie nga ballkoni i pallatit, humb jetën i moshuari në Korçë

Bie nga ballkoni i pallatit, humb jetën i moshuari në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com