• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja e Mark Markut e ngjashme me atë të Dritëro Agollit, si një ndryshim i madh mes PS-së e PD-së!

by Java News
27/08/2021 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

“Besoj të gjithë tani e kanë kuptuar paradoksin e PD-së në tetë vjet: Basha, kryetar i partisë së Berishës”. Para se të dorëzonte mandatin e deputetit, pa shkuar as një ditë në Kuvend, e pranoi sot Mark Marku, që Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, e ka humbur plotësisht misionin e saj. Ajo aktualisht është kthyer në një “pronë private” të një njeriu të vetëm, Sali  Berishës.

Misioni i PD-së dhe i Bashës, pra, e thënë nga goja e Mark Markut, është vetëm një: Berisha!

Mark Marku ishte i vetmi zë kritik i cili në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të fundit parlamentare, në mënyrë surprizë bëri thirrje për nevojën e një rithemelimi të së djathtës. Rithemelimi i Partisë Demokratike do të thotë shkëputje përfundimtare nga e kaluara, ose e thënë ndryshe largimi përfundimtar i saj nga ‘kthetrat’ e Berishës.

Por para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e paralajmëruar për këtë të hënë, në vend të dorëheqjes së Berishës vjen papritur dorëheqja e kritikut të vetëm për reformim të thellë mes të zgjedhurve deputetë në PD, Mark Markut. Dorëheqja e tij zbulon paralelisht vendimin se PD-ja ka zgjedhur të shkojë me Berishën dhe vetëm për Berishën, në Kuvend. Ajo do të vazhdojë betejën për ta mbrojtur liderin e saj historik nga “kanosja dhe rreziku amerikan”, pavarësisht kostove.

E vënë nën presionin ndërkombëtar, kryesisht atij Amerikan, Partia Demokratike pas zgjedhjeve të 25 prillit ndodhej prej disa muajsh dhe u vendos jo pa qëllim në udhëkryq, për të marrë një vendim historik: me Berishën, ose pa Berishën në Kuvend. Nëse ajo do të ishte vërtet një parti demokratike siç pretendon, do të ishte shkëputur nga Berisha që në vitin 2013, për të vazhduar riorganizimin me betejat e radhës që e prisnin.  Por në vend të kësaj, largoi të gjithë kritikët dhe i qëndroi larg nevojës për reformim.

Në kushtet kur ndryshimi nuk mund të vinte vetvetiu, para vendimit që partia më e madhe opozitare të shkëputej një herë e mirë nga stili i lidershipit “unë jam partia”, diplomacia amerikane i solli gjatë ditëve të fundit në kujtesë publikut “barin” e Enver Hoxhës, madje edhe atë të Lazaratit, si dy rreziqe të mëdha për ‘qytetarët shqiptarë dhe ata amerikanë’.

Janë të shumtë ata që nuk e kuptojnë presionin Amerikan dhe atë perëndimor kryesisht mbi PD-në dhe veçanërisht ndaj Berishës (ngaqë Edi Rama ka tetë vite në qeverisje dhe normalisht shuplakat duhet të ishin ndaj tij për qeverisjen). Është thjesht një betejë parimore që perëndimi e përdor ndaj çdo partie që udhëhiqet nga një autoritet i vetëm, në pushtet apo në opozitë qoftë ajo. Kur Edi Rama të bjerë nga pushteti, nëse do të qëndrojë dhe do të kërkojë që të rikthehet edhe dy apo tre herë të tjera, PS-ja me siguri do të kishte të njëjtin fat.

Të ushqyer ndoshta në tërë këto vite me propagandë boshe ose me “barin” që iu kujtoi ambasadorja Kim, shumë përkrahës të opozitës besojnë vërtet se perëndimi është manipuluar nga Rama dhe lobi i tij, për të goditur Berishën. Në të vërtetë, me largimin e mundshëm të Ramës, sidomos pas investimit të fundit për “Reformën në Drejtësi” perëndimi shihte rrezikun “Berisha”, i cili është provuar jo një herë, por dy herë në pushtet. Me Berishën dhe me Bashën që nuk shkëputet dot prej tij, sigurisht dhe me Metën aleat me ta para zgjedhjeve, Rama në krye të partisë më të madhe në vend (e vetmja që i është nënshtruar reformimit) dhe me mbështetjen ndërkombëtare, a pati të lehtë që jo vetëm të siguronte një mandat të tretë historik, por edhe të përcaktonte përmasat e fitores.

Para pretendimeve që të rikthehej në pushtet, kujtojmë se perëndimi nuk i kërkoi PD-së asgjë më shumë se kërkesa që parashtroi ndaj së majtës tre dekada më parë.

Situata është e ngjashme me nevojën e rithemelimit të Partisë Socialiste, në vitin 1991. Edhe pse i fitoi zgjedhjet dhe gëzonte mbështetje të gjerë në elektorat, partia e drejtuar nga Ramiz Alia sado që u zbut dhe lejoi pluralizmin, nuk pranohej nga perëndimi. Dritëro Agolli, i cili ishte tallur më herët me administratën e Enver Hoxhës përmes shokut Zylo, foli hapur për nevojën e rithemelimit të PS-së. Fjalimi i tij nuk u prit mirë nga shumë mbështetës dhe ithtarë të Hoxhës, por PS-ja që deri më sot ka siguruar pesë mandate qeverisëse dhe ka dalë thuajse forcë e parë në të gjitha zgjedhjet pas ’92, nëse nuk do të pranonte të rithemelohej nga e para, sipas nevojave të kohës, apo kërkesës dhe imponimit perëndimor, rrezikohej që të përfundonte brenda pak viteve me numrat e partisë së Hysni Milloshit.

Veç Dritëro Agollit e majta përderisa pranoi reformimin radikal kuptohet që kishte mjaftueshëm intelektualë për të kuptuar nevojën e ndryshimit, dhe nuk pati asnjë pengesë për ta realizuar atë, as Ramiz Alinë që u tërhoq nga skena publike. Vështirë të supozohet se cili do të ishte qëndrimi i Enver Hoxhës, në këtë rast.

E majta ishte asokohe në të njëjtin udhëkryq si PD-ja sot kur i duhet të shkëputej nga e kaluara komuniste, ose të ‘varrosej’ bashkë me të.  Në kushtet e ekzistencës ajo zgjodhi të pajtohej me kritikat e Dritëro Agollit dhe të reformohej me shpejtësi. Dritëroi as nuk u përjashtua dhe as dha ndonjëherë dorëheqje, derisa doli në pension politik. Ai u la i lirë të vazhdonte udhëtimin, pa u ndalur kurrë së kritikuari dhe ironizuari qoftë partinë e tij, qoftë edhe kundërshtarët politikë. Kush nuk e kupton dallimin e madh sot dhe nevojën e reformimit të së djathtës, edhe pse historia po përsëritet njësoj, mund të jetë duke ngrënë “bar” Lazarati ose, nga ai që vuri në dukje Yuri Kim.

PD me dorëheqjen e fundit të Mark Markut qartësisht ka zgjedhur të vazhdojë historinë me të kaluarën e saj, pavarësisht kostove. – “Kam bindjen (shpresoj të jetë e gabuar) që duke vazhduar rutinën e humbësit, PD po humb një shans historik, të fundit, për të ndryshuar veten dhe shoqërinë. Kështu si po vepron, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”, ishin fjalët e Mark Markut, para se të dorëzohej përfundimisht përballë vendimit të partisë.

Mund të jetë disi larg krahasimi me Dritëroin, por zëri i Mark Markut sot ngjason shumë me të njëjtin zë që u lëshua 30 vite më parë, kur partisë i  duhej të vendosë përballë nevojës së reformimit dhe deformimit. Nuk është një zë i vetëm dhe pa mbështetje brenda radhëve të opozitës. Përballë opozitave më të forta që po lindin dhe po rriten vit pas viti në opozitë me opozitën që do të shkojë me Berishën në Kuvend, e sigurt është që partia në pushtet e udhëhequr nga Edi Rama, do ta ketë edhe më lehtë se më parë qeverisjen pavarësisht performancës së saj.

Next Post
Arrihet marrëveshja, Ronaldo rikthehet tek Manchester United pas bisedës me Ferguson

Arrihet marrëveshja, Ronaldo rikthehet tek Manchester United pas bisedës me Ferguson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In