• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja e Kurtit: SHBA dhe BE t’i bëjnë presion Beogradit për t’u arritur marrëveshja me njohje reciproke!

by
06/01/2023 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëdhëniet me Serbinë duhet të normalizohen dhe kjo ka thënë ai, është e mundur duke u mbështetur në fuqinë e SHBA-së dhe BE-së.

Ai u shpreh se BE-ja dhe SHBA-ja duhet t’u bëjnë trysni Beogradit që të krijohen marrëdhënie normale dhe të arrihet marrëveshje me njohje reciproke në qendër.

“Presidenti amerikan e ka thënë qartë që Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër dhe ne plotësisht pajtohemi. Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj në vitet e fundit, kemi stabilitet institucional dhe raporti i progresit është më i miri që ka pasur vendi ynë. Fakti që jemi shtet normal, nuk do të thotë se kemi marrëdhëniet normale me fqinjin tonë. Ato marrëdhënie duhet të normalizohen por jemi të bindur se këto marrëdhënie nuk janë normale sepse Serbia është regjim hibrid. Normalizimi ka nevojë për marrëveshje ndërkombëtarisht dhe ligjërisht të obligueshme, që njohjen duhet ta ketë në qendër. Besoj se është e mundur sepse besoj në fuqinë e BE-së dhe SHBA-së që të bëjë trysni shtesë mbi Beogradin. Ka nevojë për trysni shtesë mbi Beogradin”, tha ai, raporton Koha.

Kurti ka thënë se problemi qëndron te Beogradi, dhe për këtë, ka theksuar ai, nevojitet trysnia nga ndërkombëtarët.

“Në Serbi ministri i Jashtëm, dikur zëvendës i partisë së Millosheviqit më 6 nëntor pati deklaruar se pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar e kanë hedhur poshtë propozimin franko-gjerman. Problemi është në Beograd. Besoj se Brukseli, Parisi, Roma, Berlini, Londra, e Uashingtoni kanë mjaftueshëm fuqi të bëjnë trysni në Beograd. Roli i SHBA-së është edhe në mbështetje të propozimit franko-gjerman”.

Kurti ka mohuar raportet për çnjohje të cilat janë bërë nga Serbia. Ai ka thënë se çdo pretendim i Aleksandër Vuçiçit gjithnjë ka dalë i pavërtetë.

“Mua më duken se janë më shumë përpjekje e Beogradit ku në një situatë ku ata i kanë humbur mbështetjet e demokracive perëndimore, të përpiqen të tregohen të suksesshëm me luftën e tyre, agresivitetin në arenën ndërkombëtare diplomatike kundër pavarësisë së Kosovës. Deri sot asnjëri prej pretendimeve që e kanë thënë në Beograd, konkretisht presidenti i Serbisë, nuk është vërtetuar nga MPJ-ja jonë”

/e.d

Next Post
Prej 5 ditësh i zhdukur, nëna denoncon në polici: Iku dhe nuk u kthye, më tha se do…

Prej 5 ditësh i zhdukur, nëna denoncon në polici: Iku dhe nuk u kthye, më tha se do...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In