• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja e Kryemadhit për kultivimin e shafranit, Balla: S’kemi kohë për eksperimente…

by Java News
03/03/2017 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila sugjeroi mbjelljen e shafranit si një mundësi për largimin e popullsisë nga kultivimi i kanabisit, ka ardhur dhe një reagim nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili e ka hedhur poshtë këtë propozim. Gjatë një takimi që ka zhvilluar në Belsh, Balla pohoi se nuk ka kohë për eksperimente, ndërsa tha se do kërkojnë që prodhimi i duhani të subvencionohet nga shteti.

“Unë nuk mendoj që ne merremi me kundërpërgjigje. Kjo është më shumë se kaq. Në kuadër të programit tonë për bujqësinë mendojmë se duhani është një prej kulturave bujqësore më të rëndësishme që ka zona e Bleshit, Cerrikut, por edhe zona të tjera kanë. Kjo është një kulturë e sprovuar në këto anë. Ka mbi 50-60 vjet që në këto anë prodhohet duhan. Vetëm Belshi, në fund të viteve ’80 prodhonte deri në 3 mijë tonë duhan dhe kjo e përkthyer në vlerë financiare është një vlerë shumë e madhe. Sot së bashku me një nga kompanitë më të mëdha në Europë, siç është SEKE, kemi arritur që të krijojmë një komunikim me shoqatën e prodhuesve në mënyrë që i gjithë duhani, prodhimin e të cilit fermerët nuk e kanë ndërprerë asnjëherë t’i garantohet tregu. Jam i sigurt që me këto ofertues të rinj për blerjen e prodhimit ne do të kemi siguri për fermerët tanë, kështu që më shumë se sa të bëjmë prova, jemi më të fokusuar drejt prodhimit të një produkti i cili ka dhënë garanci që në këtë zonë bëhet, që fermerët tanë kanë eksperiencën e duhur për trajtimin e tij. Jemi në drejtimin e duhur për kultivuar një prodhim bujqësor që ka rendiment shumë të lartë krahasuar me kultura të thera bujqësore”, – tha Balla raporton BW.

Kryemadhi propozoi që qeveria të mbështesë qoftë edhe ekonomikisht, mbjelljen e bimës së shafranit.

Sipas deputetes, nëse qeveria do subvenciononte shafranin do i largonte kështu njerëzit nga mbjellja e paligjshme e kanabisit. “I bëj thirrje gjithë qytetarëve që të shkojmë sa më shumë drejt kultivimit të bimëve që do të përmirësojnë dukshëm dhe jetesën e qytetarëve. Dhe jemi në zonën ku duhet të mbillet shafran.

Përveçse luftojmë kundër kultivimit të kanabisit largojmë njerëzit nga mentaliteti në shërbim të kësaj bime të krimit të organizuar por kultivojmë ndërkohë produkte tejet elitare. Është një zonë kjo e Dumresë, Cërrikut, Peqinit e Gramshit që është shumë e mirë për kultivimin e shafranit. Ndihmon në biznese familjare por edhe në punësimin e madh të grave”, – tha pak ditë më parë Kryemadhi.

Next Post
E rëndë në Lushnje, 18-vjeçarja pret sa prindërit bien në gjumë dhe vetëhelmohet

E rëndë në Lushnje, 18-vjeçarja pret sa prindërit bien në gjumë dhe vetëhelmohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In