• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja e fundit!

by Mero Baze
23/06/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në ditën e fundit të çdo fushate, ka një trend që bie në sy, dhe ai kuptohet tek “thirrjet e fundit” që bëjnë palët që duan të mbijetojnë, ato që duan të fitojnë dhe ata që janë të sigurt në fitore. Thirrja e fundit dhe versionet rreth saj në këtë fushatë elektorale, kanë të bëjnë si në asnjë rast tjetër, vetëm me një çështje, me konspiracionin se secili e ka rregulluar të bëjë aleancë me Partinë Socialiste. Kjo çështje shtrohet edhe në rastin kur mendohet që socialistët i kalojnë 71 mandate, edhe në rastin kur janë shumë afër tyre.

Në të gjitha thirrjet e fundit të PD dhe Lulzim Bashës, përtej formalitetit të të qenit pretendent fitues, lihet gjithnjë e hapur mundësia e një koalicioni të madh me Partinë Socialiste dhe vazhdimi i paktit për reformën kushtetuese dhe atë elektorale. Gjuha e Bashës në këtë fushatë, ka qenë krejt e ndryshme nga gjuha e Partisë Demokratike në çdo fushatë. Kjo ndoshta dhe për faktin se kjo është fushata e parë elektorale për zgjedhje parlamentare, ku mungon Berisha, por mbi të gjitha për shkak të tërheqjes që ekzisotn në këtë rast, nga “thirrja e fundit” që ngjall besim tek demokratët. Dhe thirrja, apo fjalia që ngjall më shumë besim tek demokratët, është që në rast se nuk ja dalim, kemi PS-në.

Lëvizja Socialiste për Integrim, përkundër retorikës së ashpër të javës që shkoi, dy ditët e fundit sërisht ka nisur të thyejë gjuhën dhe të flasë për shanse të aleancës me PS. Në fakt, politikisht gjuha e egër e Ilir Metës kundër Edi Ramës, mbuloi mrekullisht marrëveshjen e pistë të LSI me PS, para 17 majit. Kjo është e vetmja fushatë elektorale, ku një marrëveshje e pistë mes dy partive, edhe pse e faktuar, nuk u diskutua kurrë, edhe pse solli luftë në fushatë, kurse një marrëveshje që solli paqen si ajo mes PD dhe PS, u përfol më shumë se çdo gjë.

Të gjithë kemi fakte që PS me LSI bënë një marrëveshje të pistë për të hyrë në zgjedhje pa PD, duke shpërblyer LSI-në. Pra, LSI pranoi paktin me Edi Ramën për të hyrë në zgjedhje pa opozitën, pasi mori prej PS-së përfitime konkrete. Ato janë, posti i presidentit të Republikës dhe një numër deputetësh të LSI, që janë ende në listat e PS-së dhe për të cilët nuk flet askush. Në listat e PS-së së Tiranës dhe disa qarqe të tjera, ka deputetë të Ilir Metës, të cilët u vunë si garanci për të qenë një pritë, që Partia Socialiste të mos merrte më shumë deputetë se ç’duhej, meqë do hyhej pa PD në zgjedhje.

Një parti që e pranon këtë marrëveshje, që merr presidentin dhe fut këta deputetë në lista, nuk mund të marrë më flamurin e mbrojtjes së opozitës në këtë histori. Ajo thjesht nuk ua hodhi dot të dy palëve. Pasi garantoi këto vende nga Partia Socialiste, pasi mori presidentin dhe futi njerëz në lista, LSI donte të rrethonte politikisht Edi Ramën, duke u bërë bashkë me gjithë të tjerët kundër tij. Këtë gjë e zhbëri marrëveshja Rama-Basha, e cila për çudi quhet imorale. Në fakt ajo është një marrëveshje që i dha fund imoralitetit të marrëveshjes së pistë PS-LSI.

Tani, pasi ka bërë një fushatë të egër kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, pasi ka konsumuar çdo kërcënim kundër procesit, LSI në thirrjet e saj të fundit përsëri po shkon rreth PS-së. Fjala vjen, disa deputetë në Qarqet e Jugut po hapin fjalë se pas zgjedhjeve, ata do ikin me Edi Ramën, pasi kështu kanë shanse të marrin ndonjë votë të lëkundur. Vetë krerët e LSI-së po flasin për një aleancë të mundshme me PS. Në shumë detaje, përmbajtja e thirrjes së fundit, është sërisht PS.

Partia tjetër me më shumë shanse nga partitë e vogla, PDIU, po ashtu e ka orientuar thirrjen e saj të fundit tek aleanca me PS. Shpëtim Idrizi, Aqif Rakipi dhe kandidatë të tjerë të saj, e kanë bërë të qartë se mandatet e tyre do t’i bashkohen partisë së parë, për të cilën nuk e vë njeri në diskutim që janë socialistët.

SFIDA dhe LIBRA, dy parti që po luftojnë për elektoratin gri, kryesisht në Tiranë, janë të painteresuara për këtë trend, pasi ato kërkojnë votues që nuk duan pushtet, por oponencë, dhe si të tillë nuk janë të interesuara të flasin me kë do të jenë.

Por në tërësinë e saj, ajo që po e dominon thirrjen e fundit, apo trukun e ditëve të fundit në këtë fushatë, qoftë në tavolina, qoftë në fushatën “vesh më vesh”, qoftë në tribuna, është sekreti se ekziston një plan të bëhen me PS. Ajo që quhet “thirrje e fundit” për secilin, është “sekreti” se ata kanë shanse të bëhen me PS. Dhe kjo në fakt i jep fund debatit për fituesin, dhe lë të hapur vetëm kuriozitetin për bashkëfituesit.

Next Post
Pogradecari habitet, avokati grek i mori 8500 euro dhe nuk shkoi kurrë në gjyq

Organet e Vettingut vendosen te godina e ish- Lidhjes së Shkrimtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com