• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Thirrja e fundit” për Europën dhe tregjet

by Java News
07/07/2016 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propaganda pro-Brexit para referendumit britanik shpresoi të bindte votuesit që largimi nga Bashkimi Evropian nuk do ta ndryshonte situatën. Rënia e paundit britanik në nivelin më të ulët prej 30 vitesh, ideja e Bankës së Anglisë për të lehtësuar kërkesat e veçanta për kapital për bankat, dhe pesë fonde britanike që pezullojnë tërheqjet, tregojnë se tregjet nuk janë të bindur. Mjerisht, sëmundja ngjitëse e ka kaluar shumë shpejt Kanalin.

Nëse aksionet bankare italiane kanë qenë një objektiv i lehtë, tregjet e kanë kuptuar që në fillim, se problemi ishte evropian. E djeshmja tregon se problemi Evropian nuk ka fund. Bankat gjermane dhe spanjolle, përveç huadhënësve britanikë, u goditën përsëri dje.

Deklaratat e kryeministrit italian Matteo Renzi, i cili beson se derivativët janë problemi i vërtetë i sektorit bankar evropian, janë të duhurat, edhe pse kjo nuk duhet të largojë vëmendjen nga ajo që duhet të bëhet në shtëpi, me dhe pa zgjidhjet e tregut.

Në këtë rast, afatet kohore dhe cilësia e ndërhyrjeve janë vendimtare.

Por me aksionet e Deutsche Bank në nivele të ulët rekord, dhe bonot e bankës më të madhe gjermane sërish në syrin e ciklonit, tregjet janë duke goditur më gjerësisht, duke njohur mirë problemet e bilancit dhe strategjinë e grupit me qendër në Frankfurt.

Teksa Deutsche Bank është përfshirë përsëri, të thuash se problemi është i kufizuar tek bankat italiane do të thotë humbasësh perspektivën e nevojshme për të adresuar me vendosmëri problemin. Evropa ka qenë në një gjendje mohimi dhe pasigurie për një kohë të gjatë. Cilat janë burimet për të përballuar një krizën të tillë? Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane, Daniele Nouy, tha dje se Banka Qendrore Evropiane ka mjetet për të kufizuar paqëndrueshmërinë financiare, por jo aq sa duhet për ta çrrënjosur atë.

Sipas Bordit mbikëqyrës të BQE, transparenca e paktë dhe një politikë konfuze e komunikimit nuk kanë ndikuar në përmirësimin e situatës. Në fund të muajit, rezultati i testeve të reja të stresit do të dalë, me rrezikun e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.

Sa kohë do të duhet të presim, deri sa të shohim masa të efektshme, me një komunikim të qartë për tregjet?

Bordi mbikëqyrës ka një rol të kufizuar me statut dhe nuk ka “armë” shtesë të mjaftueshme. Bashkimi bankar përfshin një fond që nuk është bërë ende efektiv, dhe nuk do të ndodhë edhe për disa vite, ndërsa skema e përbashkët e garancisë së depozitave është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm.

Dy nga tre këmbët e Unionit mungojnë dhe askush nuk mund të qëndrojë pafund me një këmbë, sidomos në këtë periudhë turbulencash.

Eshtë edhe Mekanizmi i Stabilitetit Evropian, i cili në mesin e funksioneve të veta, parashikon rikapitalizimin e bankave, por Evropa ka vendosur rregulla që parandalojnë përdorimin e tij.

Ndoshta negociatat midis Romës dhe Brukselit do të ofrojnë mundësinë e një rikapitalizimi të përkohshëm publik të bankave italiane, por kjo do të ishte një masë e përkohshme për një problem të madh, si e kanë treguar këto ditë pas Brexit.

Tani, tetë vjet pas fillimit të krizës së parë botërore, Evropa duhet të pranojë ekzistencën dhe madhësinë e krizës së bankave të saj, dhe të veprojë si pasojë e kësaj. Dhe duhet të veprojë shpejt. Kushdo që pretendon se është i izoluar nga infektimi, rrezikon t’i përkeqësojë gjërat, për vete dhe për të tjerët. Dhe është në prag të një zgjimi të fortë./Il Sole – Bota.al/a.k

Next Post

BE planifikon të unifikojë klasifikimin e "vendeve të sigurta"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In