• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja e Escobar për dorëheqjen e kryetarëve në Veri, ministri i Kurtit: Është kërkesë e Serbisë, largimi vetëm me referendum

by Java News
13/09/2023 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i quajti kërkesa të Serbisë, thirrjet për dorëheqje të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Dhe thirrje per doreheqje ka bere SHBA, permes Escobar, me qendrimin e te cilit ministri i Kurtit me sa duket nuk eshte dakord.

Ai përsëriti se largimi i tyre duhet të bëhet me peticion, që i hap rrugën edhe zgjedhjeve të reja.

“Udhëzimi administrativ është një instrument demokratik. Largimi i kryetarëve përmes këtij është një proces demokratik dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje por janë kërkesa të Beogradit dhe ne nuk jemi këtu që të përkujdesemi për kërkesa të Beogradit.

Udhëzimi administrativ është forma demokratike e përmbushjes së një kërkesë të qytetarëve për largimin e kryetarëve nga zyrat. Nëse ka vullnet të qytetarëve për mbledhje të 20 për qind të nënshkrimeve pastaj do të organizohet votimi për largimin e kryetarëve të komunave.

Nëse rezultati është 50 plus një votë atëherë do të organizohen zgjedhjet. Nuk dua të flas për situatë hipotetike, por kush të garanton se serbët marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme nëse kryetarët japin dorëheqje. Pra mund të përsëritet e njëjta situate”, tha Elbert Krasniqi, ministër i administrimit të pushtetit local.

Në prag të takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i tha Zërit të Amerikës të martën se pret nga palët të marrin seriozisht detyrimet e tyre, të dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre për të shënuar përparim në zbatimin e saj. Takimi mes dy udhëheqësve do të mbahet të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas disa muajsh tensionesh dhe përshkallëzimi në Kosovë.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar thotë se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe frutdhënëse ndërmjet dy vendeve”.

Ai beri thirrje dhe per doreheqjen e kryetareve te komunave ne veri, ne menyre qe serbet te marrin pjese ne zgjedhje. Per Escobar, peticioni qe kerkon Kurti, nuk eshte provuar me pare dhe as nuk ekzistojne rregulloret dhe ligjet per kete qellim.

Gabriel Escobar: Nëse doni të keni zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve, mendoj se dorëheqjet janë rruga më e shpejtë, më e lehtë. Peticioni si nismë nuk është provuar ndonjëherë më parë. Në fakt, nuk ekzistojnë shumë nga rregulloret dhe ligjet për këtë. Megjithatë, po kërkojmë për çfarëdo mundësie brenda Kushtetutës, që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Po kërkojmë nga serbët që të marrin pjesë plotësisht në zgjedhje kur ato të vendoset të mbahen. Se si arrijmë deri aty, është çështje që do të diskutohet mes palëve. Por, gjithsesi besoj se dorëheqjet do të ishin më të shpejtat. Megjithatë, po e përcjellim situatën me shumë vëmendje./m.j

Next Post
Greqia, mesazh Shqipërisë për çështjen “Beleri”: S’mund të pranojmë në BE vende që s’përmbushin parimet bazë…!

Greqia, mesazh Shqipërisë për çështjen “Beleri”: S'mund të pranojmë në BE vende që s'përmbushin parimet bazë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Përse dështoi Reforma në Drejtësi

September 8, 2026
Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron disa protestues

Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron disa protestues

September 8, 2026
Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

LIVE! Nis sesioni i ri parlamentar, këndohet Himni Kombëtar, ja rendi i ditës

September 8, 2026
Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska paralajmëron përgjigje të ashpër

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska paralajmëron përgjigje të ashpër

September 8, 2026
“Po na mbahen lekët”/ Tre muaj pa rroga, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Durrës mblidhen para Bashkisë

“Po na mbahen lekët”/ Tre muaj pa rroga, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Durrës mblidhen para Bashkisë

September 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Respekte”, z. Korrupsion!

September 8, 2026
Pas paralajmërimit të Veliajt për heqje të licencës, tërhiqet Unioni i Transportit. Të gjithë autobusët në punë

Tjetër kompensim për transportin publik, autobusët rikthehen me kapacitet të plotë

September 8, 2026
Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

September 8, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vjeshta do vijojë me temperatura të larta, IGJEO: El Nino ndikim edhe në Shqipëri

September 8, 2026
Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com