Deputeti socialist njëherësh dhe kryesues i listës së kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Fierit Erjon Braçe ka bërë thirrje që të çohen të gjithë para kutisë së votimit.
Ai ka kërkuar dhe nga zyrtarët, partiakë ose jo që të çojnë dhe votuesit e PD pasi partia e tyre i tradhëtoi.
“Mos rrini me neper zyra!
Dilni ne rruge, hidhuni neper lagje e takoni njerez, komunikoni me ta;
MERRINI ME VETE E COINI TE VOTOJNE!
Ka dhe nje ore kohe;
Flitini dhe cdo demokrati, partia e tyre i tradhetoi!
Ftoini te votojne per partine e madhe,
eshte mundesia me e madhe edhe per ta!
Mos u ndalni!
Deri ne minuten e fundit!
Fino alla fine!!”, shkruan Braçe ne rrjetin social.










